Lidhu me ne

Kryesore

Vendimi për Becchettin do t’i kushtojë 45 mijë lekë çdo shqiptari

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një reagim lidhur me faturën prej 109.5 mln euro të shtetit shqiptar nga humbjet në Arbitrazh thotë se qytetarët shqiptarë kanë paguar mjaft dhe është koha që këtë ta bëjë Kryeministri si përgjegjës i kësaj situate.

Në një postim në facebook, ajo ndalet te  çështja ‘Becchetti’, duke u shprehur se vendimi  për biznesmenin italian do t’i kushtojë 45 mijë lekë çdo shqiptari.

Duma i bën thirrje drejtësisë të veprojë.

“Edi Rama mund të përpiqet t’i fshihet të vërtetës, por nuk e zhbën dot atë. Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë për dëmin ekonomik prej 110 milionë euro që do të paguajnë familjet shqiptare nga xhepat e tyre. Secili prej nesh, nga një i porsa lindur deri te pensionisitët, do të paguaj 45 mijë lekë të vjetra. Para që mund të shkonin për shkolla, spitale, rrugë, për ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, për të blerë ushqime, por do të shkojnë për të dëmshpërblyer luftën personale të Ramës me median. Shteti i kapur nga korrupsioni u përdor për këtë luftë personale, prandaj përgjegjësit e kësaj fature prej 110 milionë euro duhet të shkojnë para drejtësisë. Mjaft kanë paguar shqiptarët për dëmet ekonomike të shkaktuara nga jnë pushtet i korruptuar deri ne palcë, është koha të paguajë Edi Rama!”

Shteti shqiptar ka akumuluar një detyrim prej 109.5 milionë eurosh për çështjet e humbura në arbitrazhet ndërkombëtare.

Sipas dokumentave zyrtare të Ministrisë së Financave borxhi përveçse i përket formës përfundimtare edhe është njohur nga shteti shqiptar.

Megjithatë, kjo vlerë i përket periudhës deri në qershor të vitit 2020 pasi ka ende procese të tjera Arbitrazhi që nuk kanë përfunduar apo nuk janë njohur zyrtarisht nga shteti ynë.

Fatura më e lartë ndaj kostos totale të vendimeve ndërkombëtare i përket çështjes “Hydro dhe të tjerë” kundër Shqipërisë, ku përfshihet edhe çështja ‘Becchetti’.

Detyrimet në këtë rast kapin vlerën e 99.6 milionë eurove dëmshpërblim të drejtpërdrejtë ndaj investitorit paditës dhe 311 mijë euro për kostot administrative të procesit.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix17 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix17 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix17 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix17 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix17 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook