Lidhu me ne

Mix

Shenjat paralajmëruese të diabetit

Sipas sondazheve të ndryshme mjekësore, rastet me diabet të tipit 2 janë katërfishuar nga vitet 1980 deri në 2014. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me prediabetin. Mund të çuditeni, por rreth 90% e njerëzve me prediabet nuk janë në dijeni të tij. Prediabeti është një gjendje kur nivelet e sheqerit në gjak janë vazhdimisht të larta, por jo dhe aq shumë sa për t’u konsideruar diabet. Mënyra më e lehtë për të përcaktuar nëse keni diabet është të bëni një test të thjesht të gjakut.

Testi më i saktë është A1C, që përcakton përqindjen e glukozës (sheqerit) në gjak. Sikurse raporton portali “Shëndeti”, Shoqata Amerikane e Diabetit rekomandon që njerëzit mbi 45 vjeç të kontrollojnë vazhdimisht nivelet e sheqerit në gjak. Nëse jeni mbipeshë, vuani nga sindroma policistike e vezores (PCOS), apo keni një familjar që vuan nga diabeti, duhet ta bëni më herët testin A1C. Disa nga shenjat që paralajmërojnë për prediabet janë:

Njolla në lëkurë: Nëse jeni prediabetikë mund të keni njolla të kuqërremta, kafe ose të verdha në lëkurë. Mund t’ju duken edhe enët e gjakut sipër lëkurës ose kjo e fundit është e acaruar. Vijat e zeza përreth qafës, poshtë krahëve ose në ije mund të tregojnë gjithashtu se keni shumë insulinë në gjak.

Lëkurë e ashpër: Lëkura fillon të ashpërsohet dhe trashet tek gishtat e këmbëve e duarve dhe mund të përhapet në të gjithë sipërfaqen e trupit. Kjo ndodh kur sheqeri dëmton enët e gjakut.

Rënie masive të flokëve: Ka një sërë faktorësh që mund të shkaktojnë rënie të flokëve duke filluar nga gjenetika, tek përdorimi i ilaçeve të caktuara e deri tek stresi. Një tjetër shkaktar është edhe rezistenca ndaj insulinës që është një nga shenjat e para të prediabetit dhe diabetit të tipit 2. Rezistenca ndaj insulinës pengon këtë të fundit të largojë sheqerin nga gjaku në qeliza, kështu përfundoni me nivele të larta të sheqerit në gjak.

Lodhje e vazhdueshme: Është normale që me raste të ndihesh pak e lodhur. Por, nuk është aspak normale që të ndihesh vazhdimisht e rraskapitur sa nuk mund të bësh asgjë gjatë ditës. Mund të jetë faji i rezistancës ndaj insulinës, duke qenë se nëse sheqeri ngjitet në enët e gjakut, nuk mund të shkojë tek qelizat ku përdoret për energji.

MË TEPËR

Kioske6 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix6 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix6 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike6 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix6 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix6 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix7 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix7 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix7 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet7 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook