Lidhu me ne

Radar

Si shërbimet sekrete ruse e gënjyen Vladimir Putinin

Vladimir Putin: A Former KGB Agent Who Has Now Started A War

Nga Stefano Vespa “Formiche.net

Një raport i “The Royal United Services Institute” (RUSI), një think-tank i njohur në Britaninë e Madhe, shpjegon se çfarë ndodhi me Putinin, bazuar në dokumentet origjinale të inteligjencës ruse, të vëna në dispozicion nga autoritetet ukrainase.

Vendimi për pushtimin e Ukrainës, u mor në bazë të një studimi të kryer javët e fundit, por që fotografoi një realitet në kohë paqeje, pa analizuar nëse ai realitet do të kishte ndryshuar apo jo nën bombardimet intensive, si ato që po shihen këto ditë në mbarë Ukrainën.

Mund të duket e pabesueshme, por arsyeja pse presidenti rus Vladimir Putin ishte i bindur se mund ta fitonte luftën në Ukrainë brenda dy ditësh, dhe të rikthehej në shtëpi pasi të vendoste në Kiev një qeveri kukull, është një raport i shërbimit sekret të brendshëm, FSB, që “fotografoi”  një realitetet shoqëror dhe politik shumë të ndryshëm nga ai që është në realitet.

Vendimi për pushtimin e Ukrainës, u mor në bazë të një investigimi të kryer javët e fundit mbi situatën ekonomike, sociale dhe politike të porositur nga Drejtoria e Nëntë e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), pra ajo që merret zakonisht me vendet fqinje.

Sipas këtij studimi, në fillimin e muajit shkurtit, një pjesë e madhe e ukrainasve shpreheshin pesimistë për të ardhmen, nuk kishin besim tek politikanët dhe institucionet, dhe ishin të shqetësuar për rritjen e inflacionit dhe koston e jetesës.

Puna e presidentit presidenti Volodymyr Zelensky pëlqehej nga vetëm 27 për qind e qytetarëve. Ndërkohë 67 për qind e ukrainasve shprehin mosbesim ndaj tij, ndryshe nga 68 për qind e tyre që kishin shumë besim tek ushtria ukrainase.

Po ashtu Putinit iu raportua një mungesë e theksuar e besimit tek policia dhe shërbimet e sigurisë së brendshme. Vlerësimi ndaj parlamentit dhe partive politike ishte shumë i keq, me respektivisht 11 për qind dhe 8 për qind. Në fakt, 40 për qind e qytetarëve iu përgjigjën sondazhit se nuk do ta mbronin Ukrainën nëse ajo do të pushtohej.

Shumica kishte besim tek forcat e armatosura në rastin e një pushtimi, pavarësisht se ato ishin inferiorë ndaj rusëve, gjë për të cilin ukrainasit ishin të vetëdijshëm. 90 për qind e të anketuarve e dinin që Moska po vendoste një numër të madh trupash dhe armatime në kufi më Ukrainën, por nuk besonin se kjo do të pasohej nga një luftë e vërtetë.

Kishte edhe elementë të tjerë që e mashtruan Kremlinin. Për shembull, më shumë se gjysma e ukrainasve kishin një mendim të mirë për Kishën Ortodokse, pavarësisht se ishte të vetëdijshëm se të qenit e saj si pjesë e Patriarkanës së Moskës, nënkuptonte infiltrimin e shërbimeve sekrete ruse.

Nga pikëpamja rajonale, banorët e Ukrainës Juglindore, ishin ata që kishin shumë më pak besim tek shteti. Të gjitha këto të dhëna ishin edhe baza e fjalimit televiziv të Vladimir Putinit në pragun e pushtimit, kur ai foli për Ukrainën, duke ripërshkruar panoramën që i dha FSB-ja e tij.

Në këto kushte, institucionet më të mbështetura nga ukrainasit, si forcat e armatosura, ishin ato kundër të cilave rusët synonin të sulmonin më shpejt dhe me vendosmëri. Por deri më tani gjërat kanë shkuar shumë ndryshe. Rusët e nënvlerësuan mobilizimin popullor dhe faktin se vetëm në Ukrainën Juglindore, nuk kishte dëshirë për t’u mbrojtur nga një pushtim rus.

Njëkohësisht, analiza e FSB-së paralajmëronte se lufta do të fitohej edhe humbej në Kiev, dhe se forcat speciale do të goditnin fort organizatat e mbrojtjes civile. Me pak fjalë, thekson raporti i think-tankut britanik, cilido që e planifikoi pushtimin e mori seriozisht atë dokument të FSB-së, duke e bindur veten se Rusia do të kishte një shans të mirë për të shkatërruar shumë shpejt institucionet ukrainase.

Po ashtu mendohej se Moska do t’i bindte shpejt ukrainasit se mund të ofronte për një adresim më të mirë të problemit të korrupsionit, pavarësisht se ky është një problem endemik në Rusi, përveç varfërimit të dukshëm të territoreve të Donetskut dhe Luganskut që nga viti 2014.

Prandaj, edhe nëse FSB-ja kishte të gjitha të dhënat për ndryshimet sociale dhe për opinionin e qytetarëve ukrainas që nga viti 2006, ajo nuk ka marrë parasysh se sa do të kishte ndikuar një ndryshim epokal, siç është një pushtim u huaj.

Sulmet ajrore, të cilat Putini nuk i ka shfrytëzuar masivisht deri më tani, perceptohen negativisht, edhe nëse do të synonin vetëm objektiva ushtarakë. Pasojat janë urrejtja ndaj atyre që sulmojnë, dhe një rezistencë akoma më e fortë.

Pjese e punës së shërbimeve sekrete, është edhe hedhja e hipotezave mbi pasojat e një veprimi, dhe dhënia e këshillave më të mira për “vendimmarrësit politikë”. Por një gjë ishte situata në kohën e këtij investigimi, dhe krejtësisht tjetër gjë situata pas pushtimit.

Me sa duket, edhe Drejtoria e Nëntë e FSB-së e kufizoi veten tek hedhja në letër e gjendjes shpirtërore të banorëve në lindje të lumit Dnieper, pa marrë parasysh se si ndiheshin ukrainasit e tjerë në perëndim të këtij lumi dhe në kryeqytetin Kiev.

Këto gafa të mëdha në planifikimin paraprak të sulmit, po e vendosin Putinin në vështirësi të mëdha. Dhe autorët e raportit të RUSI, shkruajnë se udhëheqësi rus mund të kalojë nga premtimi për qeverisje të mirë në një shtypje të pamëshirshme. Raporti në fjalë titullohet “Ukraina përmes syve të Rusisë”. Mesa duket drejtuesit e FSB duhet të ndryshojnë okulistin.

MË TEPËR

Mix7 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook