Lidhu me ne

Aktualitet

Berisha: Do të nisim protesta të mëdha në të gjithë vendin

Berisha: Do të nisim protesta të mëdha në të

Pas takimit të “Foltores” me demokratët në qytetin e Tepelenës, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal në Përmet nga ku bëri thirrje për bashkim drejt misionit “për të bindur çdo njeri me të vërteta”.

Berisha e vuri theksin tek korrupsioni dhe paralajmëroi nisjen e një vale protestash në gjithë vendin.

“Të ngrihemi si parti në misionin e madh opozitar për të shpëtuar Shqipërinë nga një regjim i bazuar në krimin, vjedhjen e qytetarëve, varfërimin e tyre, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

S’ka mision më të madh se sa ky mision përmbushet para së gjithash duke u bashkuar, duke bashkuar çdo kontribut, duke qëndruar të pamposhtur si opozitë e vërtetë, duke hapur partinë drejt prurjeve të reja. Në këtë mënyrë ne do të mbjellim shpresën e cila është jetike për shqiptarët sot.

Do të mbjellim besimin tek qytetarët shqiptarë, demokratë, ne i arrijmë qëllimet nëse njohim përgjegjësitë tona.

Arrijmë qëllimet tona duke njohur gabimet tona. Unë i pari kam kërkuar ndjesë e i kam njohur ato në mënyrë të përsëritur.

Do të ndalem këtu vetëm në një aspekt tjetër. Shpesh dëgjon demokratë të shprehen se këta njerëz nuk marrin vesh, se çfarëdo tu bësh, ndjekin punën e tyre se kështu e ashtu. Këtë duhet ta harrojmë ne. Këta njerëz marrin vesh nëse dimë tu prekim kordat e besimit të tyre.

Përshembull, bëhen sondazhet e tregojnë se ai fenomen negativ për çka kombe të tjera rrëzojnë qeveritë, këtu nuk ka atë ndikim në psikologjitë e njerëzve. Ky është korrupsioni.

Po të vini re ju ky problem gjatë fushatave nuk trajtohet se sondazhet atë tregojnë.

Tani nuk jemi në fushatë, por nëse kjo nuk bën përshtypjen që duhet të bëjë përgjegjësia është e jona. Duhet të ulemi me çdo njeri e të tregojmë që ajo është vjedhje, se si qytetaret kane dy buxhete, atë rrogën që merr e ato taksa që paguan që ia merr qeveria.

Kushti i të gjitha kushteve, vetëm një opozitë e vërtetë sovrane arrin të realizojë qëllimet e veta.

Një opozitë që tërhiqet prej hunde, që dëgjon telefonat “mos bëj atë mos bëj këtë’. Ne kemi parime demokratike, lirinë, në thelb të veprimtarisë. Do të bëj çdo gjë të ligjshme kundër kësaj qeverie që vjedh dhe largon shqiptarët cdo ditë.

E shtroj këtë unë se koha është e pamëshirë, ikën dhe ne duhet të shpejtojmë, të bashkohemi, të mobilizojmë energjitë tona për betejë. Ne do të nisim protesta të mëdha në të gjithë vendin se ne jemi të vjedhur,”-tha Berisha.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook