Lidhu me ne

Radar

Kulmi i lëpirjes/ Si ranë mediat pre e lajmit të remë: “Rama shef i NATO”

Papërgjegjshmëri kolosale, apo idolatri deri në vetmohim për Edi Ramën e mediave shqiptare? Kjo është pyetje që shtrohet pas asaj që ndodhi këtë 1 prill, kur shtypi u bombardua me titujt sekryeministri shqiptar do të bëhej së shpejti shef i NATOs.Në fakt ky thashethem qarkullon në rangjet e larta të qeverisë shqiptare, ku njësoj si në rastin kur u përhap fjala se Rama do ndërmjetësonte për të zgjidhur sherrin mes Turqisë dhe Greqisë, apo Rusisë dhe Ukrainës, ka adhurues të tij të çmendur që besojnë se Zeusi mund të arrijë gjithçka.

Pikërisht këtë dobësi njerzore duket se ka shfrytëzuar një qytetare shqiptare me mbiemrin e martesës që banon në Gjermani.

Në një twitter Suzana Starikov shkruajti se Kryeministri Edi Rama mund të zgjidhet në krye të NATO-s dhe ngrriti pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”. Sipas saj kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas janë dy kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg.“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruajti ajo.Kaq u desh që lajmi të merrte dhenë madje ai të botohej dhe nga media të mëdha si Top Channel. Pa e verifikuar një pjesë e madhe e portaleve e shpallën Suzanën studiuese gjermane, madje ndonjëra dhe akademike.

Pa verifikurar së paku në google se cila qe kjo studiuese, pa shikuar se cilat qenë procedurat e zgjedhjeve në NATO dhe cilët konkurentët, mediat tona me një servilizëm të denjë për Korenë e veriut shpallën sihariqin e madh. Madje i qëndruan atij me orë të tëra edhe kur një gazetar si Halbion Hasani që mori mundimin të vrasë trurin shkroi të kundërtën. Në një postim në Facebook ai tha:“Qenkan mbushur mediat me lajmin se studiuesja gjermane Suzana Starikov ka shkruar ne Tëitter se Edi Rama do garoje per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s.U bera pak kurioz per Suzanen sepse nga mbiemri me dukej bullgare, mirepo zbulova se Suzana qenka shqiptare dhe siguron jetesen me perkthime, emrin e vajzerise e ka Suzana Skenderi. Personi i pare qe ka deklaruar se Rama synon NATO-n eshte Alfred Çako, shqiptar dhe ky, si Suzana”.Pavarësisht kësaj aq me insistim shpërhapej në Shqipëri lajmi për liderin global, sa një portal vlonjat e shpalli Suzanën edhe akademike. Pre e kësaj dalldie ra edhe një media serioze serbe si B92 e cila e botoi lajmin në faqen e saj.

Por të gjithë haruan se ishte 1 prilli, dita e gënjeshtareve. Atë e sqaroi vetë Suzana Starikov me një posrim të dytë.“Ok më duhet të shpjegoj se e gjitha kjo ishte një shaka për 1 prillin”, shkroi ajo. Pastaj insistoi: “Pavarësisht se kam deklaruar se ishte thjeshtë një shaka e imja për 1 prillit, mediat nuk ndalojnë së publikuari sikur të ishte një lajm i vërtetë. Kjo është çenduri. Është vetëm një shaka, fshijeni ju lutem, nuk dua të jem burimi i një lajmi të rremë”.

Me kaq historia u mbyll po duke lënë të hapur dilemën: mediat tona u treguan kaq syleshe thjesht nga gomarllëku apo nga idolatria për Ramën. Sepse ka dhe një pyetje të dytë, nëse ky lajm do përhapej ta zëmë për Metën, Bashën apo Berishën, do ta besonin dhe botonin kaq kollaj?

⇑Postimi i Suzana Starikov se Edi Rama mund të zgjidhet Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s
⇑Postimi i Suzana Starikov se ishte një shaka për 1 prill

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix18 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix18 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar18 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar18 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix18 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook