Lidhu me ne

Radar

“Solidarizohem me Bojken Lakon”, Berisha: Rama e dënoi me tre vite burg se nuk pranoi t’i thurte këngë

Dënimi i Bojken Lakos, Berisha: akt i pashembullt, nuk pranoi t'i thurë  këngë “Skënderbeut” të Spiropalit – A2 CNN

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur te dënimi i këngëtarit Bojken Lako me 3 vite burg, të konvertuara në provë, duke akuzuar se është hakmarrje e kryeministrit Edi Rama, pasi këngëtari nuk pranoi ndonjëherë t’i thurte këngë.

Berisha tha se gjykata e dënoi me 3 vite burg Bojken Lakon për një dritare, ndërkohë që në vend ndërtohen “kate mbi kate” pallatet pa leje.

“Dënimi me tre vite burg i këngëtarit të njohur shqiptar Bojken Lako. Një akt i pashembullt, i paprecedentë, një urrejtje e neveritshme, e sëmurë e Edi Ramës e një njeriu ndaj një këngëtari të mirënjohur.

Për fajin e vetëm se nuk pranoi asnjëherë t’i thurë këngë brendit të Milva Ekonomit, Skënderbuçit të Elisa Spiropalit, Zeusit të Bilalit.

Ai qëndroi këngëtar i pasioneve dhe idealeve të tij, pasardhës i një artisti të shquar shqiptar. Një nga artistët më të shquar, me kontribut të madh në artin skenik të vendit. Gjetën ta dënojnë tre vite burg se paska hapur një dritare pa leje, ndërkohë që ndërtohen kate mbi kate. Duke i shprehur solidaritetin tim të plotë dënoj këtë vendim, dëshmi e shndërrimit të sistemit të drejtësisë në degë ekzekutivi, të një zëri aq të dashur sa Bojken Lako”, u shpreh Berisha.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar15 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar15 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet15 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix16 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore16 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook