Lidhu me ne

Radar

“Fluturojnë” çmimet, situata më e keqe që nga 1997

“Fluturojnë” çmimet, situata më e keqe që nga

Muaji i kaluar shënoi rritjen më të shpejtë të çmimeve në Shqipëri në së paku dy dekada, për shkak të rritjes së çmimeve në tregun ndërkombëtar si dhe krizës së gripit të shpendëve në tregun vendës.

Të dhënat e publikuara  nga Instituti i Statistikave tregojnë se kostoja e përgjithshme e jetesës u rrit me 5.7%. Kjo është një rritje edhe më e lartë se sa kriza e inflacionit të vitit 2008.

Grupi kryesor i mallrave me rritje çmimesh janë mallrat e nevojës së përditshme, bukë, vaj, zarzavate dhe sheqer. Çmimi i vajit vegjetal është rritur me 22.4%, sipas INSTAT.

Shqiptarët konsumojnë kryesisht vaj luledielli ndërsa vajrat e tjerë si vaji i misrit apo i palmës nuk janë të preferuar Vaji i lulediellit i konsumuar nëpër botë vjen në një masë të konsiderueshme nga zona e Detit të Zi dhe eksportohet nga Rusia dhe Ukraina.

Për shkak se Rusia ka vendosur bllokadë detare ndaj porteve të Ukrainës, kjo e fundit nuk është në gjendje të eksportojë rezervat e saj të mëdha në vaj dhe drithëra për shkak se lidhjet e saj hekurudhore, të cilat mund të shërbejnë si alternativë ndaj porteve, nuk janë të mjaftueshme për të transportuar volumet e mëdha të transportuara më parë me det.

Sipas Reuters, kjo ka ndihmuar indirekt Rusinë që të eksportojë vajin e saj të lulediellit me çmimin rekord prej 2150 dollarë për tonë.

Në Shqipëri, vaji i lulediellit kushton aktualisht rreth 320 lekë për litër nga 220-240 lekë që kushtonte para krizës.

Çmimi i bukës dhe i drithrave është rritur me 16% në mars të këtij viti në krahasim me marsin e vitit të kaluar, sipas INSTAT ndërsa mishi, qumështi dhe vezët janë shtrenjtuar me 10%.

Në veçanti vezët u rritën nga 18 në 30 lekë për kokër pasi një grip pulash vrau rreth 10% të stokut të pulave në vend gjatë muajit mars.

Kostoja e transportit u rrit me 20% si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit.

Ndryshe nga çmimet e mallrave të përditshme, çmimet e mallrave të tjerë kanë pësuar inflacion minimal. Mobiljet dhe pajimet e tjera shtëpiake pësuan rritje në masën 1.4% ndërsa veshjet dhe këpucët u shtrenjtuan në masën 1.5%./BIRN

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook