Lidhu me ne

Kioske

“Nuk e dua më diplomacinë e NATO-s”

A Zelensky Deepfake Was Quickly Defeated. The Next One Might Not Be | WIRED

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, thotë se nuk ka më interes për diplomacinë e NATO-s. Në një intervistë për “60 Minutes”, në CBS, Zelensky, i cili i ka kërkuar NATO-s të ndërmarrë veprime më të forta që prej ndërhyrjes ushtarake ruse në vendin e tij, thotë se mosveprimi i NATO-s po paguhet me jetë.

“Kur bën diplomaci, nuk ka rezultate. E gjitha bëhet shumë burokratike. Kjo është arsyeja pse mënyra se si po flas me ta është absolutisht e justifikuar. Nuk kemi më jetë për të humbur. Nuk kam më emocione. Nuk jam më i interesuar për diplomacinë e tyre që çon në shkatërrimin e vendit tim”, shtoi presidenti.

Që nga 24 shkurti, koha kur Rusia nisi në Ukrainë atë që e quan operacioni special, Zelensky i është referuar NATO-s si “e dobët” dhe “pa vetëbesim”, ndërkohë që më parë ka kërkuar anëtarësimin e vendi të tij në aleancën ushtarake perëndimore.

“Duke ditur se sulmet dhe viktimat e reja janë të pashmangshme, NATO vendosi qëllimisht të mos mbyllë qiellin mbi Ukrainë”, tha Zelensky pak ditë më parë, duke i kërkuar aleancës së sigurisë që të mendojë për “të gjithë ata njerëz që do të vdesin për shkakun tuaj”.

Për shkak të dobësisë suaj, për shkak të përçarjes suaj, gjithçka që aleanca ka arritur të bëjë deri më tani është të transportojë pesëdhjetë tonë naftë për Ukrainën. A është kjo aleanca që po ndërtonit?

NATO e ka dënuar “pushtimin e plotë të Rusisë në Ukrainë” dhe javën e kaluar i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që “të tërheqë të gjitha forcat e tij nga Ukraina pa kushte dhe të angazhohet në diplomaci të vërtetë”.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook