Lidhu me ne

Mix

Çfarë ndodh kur një mashkull bie kokë e këmbë në dashuri?

Cilat janë disa prej arsyeve, dhe detajeve që i bëjnë meshkujt të bien vërtetë në dashuri.

Sipas psikologut David Givens, ka shumë por më të rëndësishmet do vlerësoheshin dëshira për të mbrojtur, respektimi i privatësisë, eksplorimi i aventurave, e mbi të gjitha të qenit i lirë.

Tingëllon si një nga pyetjet e çuditshme, por a ekziston ndonjë moment specifik apo ngjarje e caktuar që e bën një djalë të vendosë e të deklarojë “Po, jam i dashuruar”. Përgjigja nuk është absolutisht e mirëpërcaktuar, por në tërësinë e saj ka vend edhe për përgjithësim. Kjo ka të bëjë me nevojat më natyrale të meshkujve të cilat duhen kuptuar përpara se ata të kenë rënë në dashuri.

Sipas psikologut Paul Dobransky “kur një mashkull e kupton në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo, që ti je idealja në të gjitha nivele e pretenduara, atëherë ai vendos të deklarojë”, transmeton Telegrafi.

Eksitojnë shumë detaje dhe arsye në fakt, që i bëjnë meshkujt vërtetë të dashurojnë. Midis tyre do të vlerësohej dëshira që ata kanë për të mbrojtur, për t’u respektuar, vlerësuar, e mbi të gjitha për t’u lënë të lirë. Kjo e fundit është një ndër faktorët që femrat shpeshherë e kanë të vështirë të përballen. Por që është më se përcaktuese, për mos të thënë, strumbullari që do bënte ose jo një mashkull të bjerë në dashuri.

Dëshira për të mbrojtur

Besoje ose jo, i ashtuquajturi seksi stoik, është i vështirë për t’u ndryshuar. Një nga dëshirat më të lexueshme tek meshkujt është dëshira që kanë për të mbrojtur dhe nxjerrë në pah forcën mashkullore. Ajo që duhet të bëni është t’i lini të lirë të shprehin këtë pjesë kaq dominante e cila shpeshherë shndërrohet edhe në timonin e një raporti.

Sipas psikologut David Givens ajo që ju sugjerohet femrave është të jenë sa më të brishta dhe moskundërshtuese, sepse kjo do të bëjë të mundur që ata të ndihen sa më pranë duke treguar edhe instinktin mbrojtës. Pra me pak fjalë jepi mundësinë të marrë përgjegjësi dhe të ndihet sa më protektiv.

Kërkoji ndihmë. Edhe pse në dukje mund të duket natyrë dembele një nga këshillat që do sugjerohej do ishte edhe të kërkuarit e një detyre. Kështu mund t’i kërkoni t’ju rregullojë ose fiksojë diçka që s’mund ta bëni vetë. Nëse kompjuteri juaj nuk funksionon mirë atëherë kërkojini ndihmë. Sepse në raste të tilla realizimi i punëve ose detyrave të vogla i jep mundësinë për të zbuluar anën e tij të suksesshme. Një mashkull ka gjithmonë nevojë të tregojë se sa i suksesshëm ndihet, qoftë edhe në gjëra apo detaje të vogla.

Kërkoji mendim. Ata ndihen gjithmonë të vlerësuar nëse kërkohet mendimi i tyre. Madje do ishte e gabuar dhe jo taktike që në një raport mendimi i partnerit do neglizhohej.

Liria, çelësi i shumë gjërave. Ajo që bën dallimin drastik midis femrave dhe meshkujve në një raport është se këta të fundit duan të jenë të lirë. Aq shumë saqë edhe kur kanë prekur ndjenjat më të forta ata kërkojnë siguri të brendshme që identiteti i tyre nuk ka ndryshuar. “Për ta qartësuar më tepër, shprehet psikologu David Given, mos prisni që partneri juaj të ndryshojë. Ajo që kërkon ai është të kuptohet prej jush, duke mos kërcënuar ndjenjën e të qenurit vetvetja.

Respektoji privatësinë. Në kuadrin e lirisë mashkullore një tjetër detaj i rëndësishëm që duhet vlerësuar është pikërisht respektimi i privatësisë. Kjo ndoshta është një nga gjërat e vështira që vajzat duhet të bëjnë. Sepse kurioziteti femëror shpeshherë është i pa limit. Por kujdes. Ndaj do të ishte e pavend kontrolli i telefonatave të humbura, apo mesazheve të dërguara në telefonin e tij. Kjo do cenonte vërtet privatësinë e tij. Në fund të fundit të gjithë duan pak privatësi.

Risajohu. Një ndryshim modeli flokësh, një veshje më ekstravagante, do të vinte në pah një pjesë të fshehur dhe interesante të personalitetit tuaj. Nëse ai të pëlqen kështu, atëherë ka ardhur momenti të risajoheni.

Vlerësoje. “Nëse dini të vlerësoni dëshirat, vlerat dhe talentin e tij qoftë vetëm ose në sy të të tjerëve, kjo do ta bëjë të ndihet më se të sigurt”. Thotë psikologu David Givens.

Bëje të lumtur. Qesh edhe pse njëri nga ju humb ekuilibrin gjatë seksit. Bëj budallallëqe edhe kur ai është i irrituar. Nëse mund t’i jepni dritë edhe momenteve më të errëta kjo do të thotë që lidhja juaj jo vetëm funksionon por është në rrugë të mbarë. Kjo do t’ju bëjë të pazëvendësueshme.

Ji lidere. Meshkujt janë më se të aftë në anën teknike të gjërave. Kjo do të përfshinte për shembull sporte apo lojëra të ndryshme. Por në takime shoqërore ata shpeshherë lënë për të dëshiruar. Bëhu liderja, dhe joshe me aftësinë që ke për të diskutuar dhe negociuar mes miqsh. Ai do të ndihet krenar dhe në të njëjtën kohë do të jetë mirënjohës.

Luani. Ajo që vërtet do të sugjerohej në një raport është zhvillimi i sa më shumë aktiviteteve dhe lojërave. Qofshin këto sporte ose lojëra tip fjalëkryqi e gjëegjëzash. Përmes tyre do të shprehnit jo vetëm karakterin dhe pjesët dominante të personalitetit, por mbi të gjitha pasionin. Sepse ajo që i duhet më shumë një lidhjeje, e mbi të gjitha çfarë do të donte një mashkull është forca e pasionit. 

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook