Lidhu me ne

Mix

Çfarë ndodh pasi vdesim?

Çfarë ndodh pasi vdesim?

Burri – Çfarë ka ndodhur? Ku gjendem kështu?about:blank

Zoti – Ke vdekur. Ishte një aksident automobilistik fatal.

Burri – Më duket se makina ime u përplas me një kamion. A kam vdekur vërtet?

Zoti – Po. Por mos u ndje keq.. Të gjithë vdesin një ditë.

Burri – Ku jam këtu? A është kjo bota e përtejme? A je ti Zoti?

Zoti – Po unë jam….

Burri – Po gruaja, fëmijët e mi…A do të jenë mirë?

Zoti – Mos u shqetëso…Do të jenë mirë. Fëmijët tuaj do t’ju kujtojnë vazhdimisht. Gruaja juaj do të shfaqet e pikëlluar së jashtmi, por e lehtësuar së brendshmi. Le të themi tëdrejtën:martesa juaj po shkonte drejt fundit.

Burri – Oh…Po çfarë ndodh tani? Do të shkoj në Parajse apo në Ferr?

Zoti – As njëra dhe as tjetra … Do të rimishërohesh.

Burri – Atëherë hindutë kishin të drejtë….

Zoti – Të gjitha fetë kanë të drejtë në mënyrën e tyre.

Zoti i kërkoi burrit të ecë bashkë me të. Dukej sikur po shkelnin mbi boshllëk.

Burri – A po shkojmë në ndonjë vend të veçantë?

Zoti – Jo, nuk ka asgjë të veçantë. Por ndonjëherë është thjesht bukur të ecësh dhe të flasësh.

Burri – Pastaj çfarë ndodh më pas? Cili është thelbi i rimishërimit? Kur të rilind, a do të jem si një fletë e bardhë, dhe gjithçka që kam bërë në këtë jetë nuk do të ketë më rëndësi?

Zoti – Jo. Njohuritë dhe përvojat tuaja i përkasin të gjitha jetëve tuaja të kaluara..Tani ju nuk i mbani më mend ato.

Zoti ndaloi së ecuri dhe i mbështeti duart mbi supet e burrit.

Zoti – Shpirti yt është i mrekullueshëm dhe i bukur. Një lloj njeriu mund të jetë vetëm një pjesë e vogël e asaj që jeni ju. Është njëlloj si ta zhytni një pjesë të gishtit në një enë, për të parë nëse ai ujë është i nxehtë apo i ftohtë, dhe kur e nxirrni jashtë, i keni fituar të gjitha përvojat. Ju keni qenë një njeri për 50 vite, dhe nuk keni ndjerë pushimin e vetëdijes suaj të pamasë. Por nuk ka kuptim që ta bëni këtë në çdo jetë që keni pasur.

Burri – Sa herë jam rimishëruar?

Zoti – Shumë herë dhe në shumë jetë të ndryshme. Këtë herë do të rimishërohesh si një vajzë fshatare që jeton në vitin 500.

Burri – Atëherë, çfarë kuptimi ka kjo? Pse ky rimishërim i vazhdueshëm, kur nuk mbaj tëmend asgjë?

Zoti – Epo, arsyeja që e krijova këtë botë është që ti të piqesh. Pas çdo jetë të re rritesh, dhe bëhesh një intelekt gjithnjë e më i madh.

Burri – Vetëm për mua? Po të tjerët?

Zoti – Të gjithë janë thjesht mishërime të ndryshme nga ju.

Burri – Çfarë? Unë jam të gjithë? Unë jam çdo qenie njerëzore që ka jetuar?

Zoti – Tani po folloni që ta kuptoni.

Burri heshti për disa çaste.

Zoti – Sa herë që viktimizove dikë, në fakt ke qenë duke viktimizuar veten tënde. Çdo akt dashamirësie që keni bërë, ia keni bërë po vetes. Çdo emocion i përjetuar nga çdo njeri do të përjetohet edhe nga ju.

Burri u mendua për një kohë të gjatë, dhe më pas foli

Burri – Atëherë pse i bën të gjitha këto?

Zoti – Që një ditë mund të bëhesh si unë.. Sepse je një nga lloji im, ti je fëmija im.

Burri – Uau.. Domethënë unë jam Zoti?

Zoti – Jo, ende jo. Pasi të kesh jetuar çdo jetë njerëzore gjatë gjithë kohës, do të jeni rritur mjaftueshëm për të lindur.

Burri – Pra i gjithë Universi…është thjesht…

Zoti – Është thjesht një vezë…Tani është koha të kaloni në jetën tuaj të ardhshme…

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix17 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix17 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet17 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore17 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix17 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix17 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar17 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix18 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal18 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook