Lidhu me ne

Mix

Ja çfarë ndodh me trupin kur lini duhanin

Gazeta britanike DailyStar, por edhe media të tjera britanike kanë publikuar sot një studim të ri, që shpjegon efektet që ka në trup lënia e duhanit, duke e treguar këtë hap pas hapi.

Çfarë ndodh nëse nuk pini duhan:

Pas 20 minutash:

Ndryshimet në trup tek ata që lenë duhanin ndjehen që në 20 minutat e para. Presioni i gjakut, temperatura trupore dhe rrahjet e pulsit shkojnë drejt normales.

Pas 2 orësh:

Simptomat e para të rënies së nivelit të nikotinës në trup, zakonisht shfaqen pas 2 orësh nga cigarja e fundit. Në të përfshihet, ndjesia e ankthit, rritje të oreksit dhe dëshirë të madhe për të pirë një cigare.

Pas 8 orësh:

Niveli i monoksidit të karbonit në gjak bie ndërsa niveli i oksigjenit rritet, duke shkuar drejt normales.

Pas 24 orësh:

Shanset për të pësuar atak në zemër bien.

Pas 48 orësh:

Aftësia për të shijuar dhe nuhatur përmirësohet, pasi mbaresat nervore kanë nisur të rigrupohen.

Pas 3 ditësh:

Nikotina është larguar tërësisht nga trupi. Frymëmarrja do të bëhet më e lehtë.

Pas 2 deri në 3 muaj:

Kapaciteti i mushkërive rritet me mbi 30 përqind. Qarkullimi i gjakut përmirësohet dhe të ecurit bëhet më e lehtë.

Pas 1 deri në 9 muaj:

Kongjestioni sinuseve (nazal) dhe vështirësia në frymëmarrje ulet. Cilia (qerpikët) që fshijnë mbeturinat nga mushkëritë rriten sërish, duke rritur aftësinë e tyre për të përballuar mukusin, për të pastruar mushkëritë dhe për të zvogëluar infeksionin. Gjithashtu vihet re një shtim i energjisë.

Pas 1 viti:

Rreziku i sëmundjeve koronare përgjysmohet në krahasim me duhanpirësit.

Pas 2 vitesh:

Rreziqet e atakut në zemër bien në nivele normale.

Pas 5 vitesh:

Shanset për t’u prekur nga kanceri në mushkëri përgjysmohen. Rreziku për goditje cerebrale ulet. Gjithashtu, rreziku i prekjes nga kanceri në gojë, fyt dhe ezofag përgjysmohet, në krahasim me duhanpirësit.

Pas 10 vitesh:

Shkalla e vdekjes nga kanceri në mushkëri është e ngjashme me një njeri që nuk pi duhan. Qelizat pre – kancerogjene janë zëvendësuar.

Pas 15 vitesh:

Rreziku i sëmundjeve koronare të zemrës është i njëjtë me atë të personave që nuk kanë pirë ndonjëherë duhan.

Përfitimet afatgjata:

Jo – duhanpirësit jetojnë mesatarisht 14 vite më shumë se duhanpirësit.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix15 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix15 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix15 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix15 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook