Lidhu me ne

Radar

Rudina Hajdari: Në 25 prill kërkova të kandidoj si deputete e PD, Basha e refuzoi kategorikisht

Rudina Hajdari: Në 25 prill kërkova të kandidoj si deputete e PD,

Ish deputetja Rudina Hajdari thotë se pavarësisht përjashtimit të saj nga Lulzim Basha, ajo kishte kërkuar që të përfshihej në listat e kandidatëve për deputetë të PD në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për Fax News, Hajdari deklaroi se kërkesa e saj ishte refuzuar nga ish kryedemokrati.

“E kam shprehur publikisht se në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 jam munduar dhe kam folur me funksionarë të PD por edhe me Bashën nëpërmjet një rrjeti të ngushtë që të kishte një përfshirje timen në listat e shkuara. Por kjo nuk ndodhi sepse Basha ishte kategorik ndaj rifutjes time në listat e PD, duke kujtuar përjashtimin tim që në momentin kur unë mbajta mandatin në 2019.

Gjithsesi kontaktet nuk i kam humbur dhe tani që jam bërë sërish pjesë e PD, mendoj që ripërtëritja e kësaj marrëdhënie do jetë shumë e shpejtë dhe një sukses brenda PD-së”, thotë Hajdari.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit, Rudina Hajdari shpalli kandidaturën për deputete nën siglën e “Nismës Thurje” në qytetin e Elbasanit.

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore4 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore11 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar11 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Facebook