Lidhu me ne

Mix

Sandokan, Vandam, Tarzan apo Ezel, emrat më të çuditshëm që shqiptarët u vendosin fëmijëve

Kur vjen një fëmijë në jetë, emri që do të mbajë është shumë i rëndësishëm. Prindërit mendojnë idetë nga më të ndryshme. Në këtë artikull do të ndalemi tek disa raste kur njerëzit janë frymëzuar nga filmat, personazhe fiktivë, aktorë, futbollistë etj.

Sipas të dhënave të INSTAT, të paktën 31 persona në Shqipëri mbajnë emrin Sandokan. Këtë personazh e kemi parë në televizion si serial të animuar, por edhe film. Sandokan është një personazh i krijuar nga autori italian Emilio Salgari. Në vitin 1883 ai publikoi për herë të parë aventurat e piratit, i cili përgjatë Detit të Kinës Jugore njihej si “Tigri i Malajzisë”.

Tarzani është një tjetër emër i marrë nga filmat e animuara dhe i përdorur në Shqipëri. Nga të dhënat rezultojnë se 33 persona mbajnë emrin e tillë. Tarzanin jemi mësuar ta shohim në filmin e animuar në vitin 1999 ku pasi u rrit në xhungël, personazhi arrin të prekë civilizimin.

Por shqiptarët nuk janë fiksuar vetëm pas filmave të animuar. Së fundmi, serialet turke kanë sjellë shumëllojshmëri emrash më të ndryshëm. Megjithatë më pikanti është “Ezel”. Personazhi i luajtur nga Kenan Imirzalioglu fitoi zemrën e shumë shikuesve dhe mesa duket tek një pjesë ka lënë një shenjë të fortë. Të paktën 21 persona mbajnë emrin Ezel në Shqipëri.

“Ezel” ishte një serial turk dramë krimi i cili është transmetuar edhe në TV Klan. Seriali u bazua në romanin Konti i Monte Kristos i shkruar nga Dumas dhe ishte përshtatur në mënyrë të tillë sa xhirimet u zhvilluan në disa shtete, Turqi, Qipro, Kroaci, Angli dhe Bosnje.

Por nuk ngelet pas edhe pëlqimi i shqiptarëve për aktorët. Një ndër më të pëlqyerit në vitet ’90 ka qenë Jean-Claude Van Damme. Me sa duket, ai ka qenë shumë i pëlqyer, aq sa 18 persona kanë marrë për emër mbiemrin e tij, Vandam.

Shqiptarët nuk kanë lënë pas edhe dashurinë për futbollin dhe ua kanë transmetuar atë fëmijëve, deri në emër. Më së shumti janë emrat e futbollistëve brazilianë.

1484 qytetarë në Shqipëri mbajnë emrin Ronaldo, 121 Rivaldo dhe 13 Ronaldinjo. Ndërkohë tifozët italianë dhe të Milanit duket se kanë përdorur emrin e kapitenit legjendar të kuqezinjve, Maldini. Plot 89 persona mbajnë këtë emër.

Ajo që shihet në të dhënat e INSTAT, përveç përdorimit të emrave të huaj është edhe mënyra se si shkruhen në regjistrin e Gjendjes Civile. Për shembull, 16 persona mbajnë emrin William, pavarësisht se në alfabetin e gjuhës shqipe nuk ekziston “w”.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook