Lidhu me ne

Mix

‘Rregullat e arta’ pas moshës 40-vjeçare, cila është pesha ideale

Mënyra më efikase për të pasur një metabolizëm të shpejtë pas të dyzetave është të keni një masë solide muskulare.

Kjo nevojitet edhe për të mirëmbajtur peshën trupore

Arritja e këtij qëllimi shpesh bëhet e vështirë. Kjo ndodh për shkak të mungesës së informacionit mbi aktivitetin fizik dhe nevojës për proteina.

Një studim i publikuar në British Journal Of Sports Medicine sqaron lidhjen mes  proteinës, muskujve dhe aktivitetit fizik. Në këtë studim morrën pjesë 1,863 gra dhe burra të moshave dhe peshave të ndryshme.

Rezultatet e studimit konfirmuan se njerëzit që konsumojnë më shumë proteinë, kanë një qëndresë dhe forcë 10 për qind më të madhe. Masa muskulare e njerëzve që konsumojnë më shumë proteinë është 25 për qind më e madhe se ata që nuk konsumojnë proteinë.

Studiuesit konfirmojnë se njeriu duhet të konsumojë 1.6 gramë proteinë për çdo kilogram të peshës trupore.

Pra, nëse një njeri peshon 60 kg, ai duhet të konsumojë 96 gramë proteinë në ditë. Përmbledhje studimesh të ngjashme të publikuara në New York Times sugjerojnë se njerëzit e moshës së mesme dhe ata që që kryejnë aktivitet intensiv fizik duhet të rrisin dozat e proteinës.

Shkencëtarët nuk janë në favor të konsumit të sasive të tepruara të proteinës. Sipas tyre, nëse njeriu konsumon më shumë se 1.6 gramë proteinë për çdo kilogramë të trupit, nuk do të ketë më shumë muskuj.

Proteinë me bazë bimore apo shtazore?

Përzgjedhja e burimit të duhur të proteinës është thelbësore për të shtuar masën muskulare. Ekspertët thonë se si proteinat me bazë bimore ashtu edhe ato me bazë shtazore janë të mira. Ato janë efikase për formimin e një mase ideale muskulare pa yndyrna.

Në fakt, konsumi i proteinës në çdo kohë të ditës ofron të njëjtat përfitime si në rastin e konsumit të tyre pas një aktiviteti fizik.

Ushqimet e pasura me proteinë

Produktet e detit, mishi i shpendëve, produktet e bulmetit, vezët dhe fasulet janë ndër ushqimet më të pasura me proteinë.

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix13 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix13 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar13 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar14 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix14 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook