Lidhu me ne

Kryesore

CNA: Zbulohet skandali- Si e bleu Rama përmes inceneratorit ish-deputetin e LSI

Teksa vazhdojnë hetimet e SPAK mbi aferën e inceneratorëve, fakte të reja bëhen publike dita-ditës.

Ish-Ministri Lefter Koka, i cili u la pas hekurave edhe nga Gjykata e Lartë, u ka dhënë shumë material organeve të hetimit për të zbuluar të vërtetën e koncesioneve të 3 inceneratorëve, që sot, asnjëri prej tyre nuk është në punë, nuk djeg mbetje e nuk prodhon energji.

Faktet e zbuluara nga media, opozita dhe SPAK, kanë treguar për pagesa marramendëse që inceneratorët kanë shpenzuar për reklama në media.

Më pas, u zbuluan pagesa për udhëtime, me të cilat mendohet se janë realizuar edhe udhëtime me charter të anëtarëve të Qeverisë.

Por, ashtu siç bleu mediat përmes inceneratorëve, Rama bleu edhe opozitën me paratë e shqiptarëve.

Gledion Rehovica

Gledion Rehovica, një tjetër deputet,  i cili ashtu si z. Koka dhe z.Nasip Naço, u largua nga LSI drejt gjirit të PS në mënyrë demonstrative, pak para zgjedhjeve të 2021, ka përfituar shuma të mëdha nga inceneratori i Tiranës.

Si përfitoi para Rehovica nga inceneratorët?

E ndërsa ish-ministrit Koka, inceneratori i Tiranës ja kalonte paratë direkt në llogarinë e kompanive të lidhura me të, deputetit Alqi Bllako i kishte punësuar babain me pagë 10 milion lekë në muaj, Rehovicës i ka kaluar para duke marrë me qira pronën e të atit.

Kontrata e qirasë mban datën 17 shkurt 2020, ndërsa marrëdhënia e qirasë është konsideruar e nisur më 1 Tetor 2019. Kontrata ka patur kohëzgjatje fillestare 1 vit e me të drejtë rinovimi.

“Berati ka nevojë për punë dhe progres, ka nevojë te eci përpara dhe këtë mund ta bëjë vetëm PS-ja me Edi Ramën Kryeministër. Jo se PS-ja nuk ka të meta e gabime, por është e vetmja parti me vizion”- deklaronte ne 16 janar 2021 ish-deputeti Rehovica, teksa gëzonte taksat e qytetarëve nga inceneratori.

Në rastin e tij, vizioni i PS dhe Edi Ramës është treguar të ketë qenë tepër fitimprurës.

Inceneratori i Tiranës nuk është ndërtuar ende, edhe pse pagesat e majme i kanë shkuar rregullisht nga Bashkia Tiranë dhe qeveria shqiptare.

Por, në vend të ndërtimit të impiantit të djegies së mbeturinave, i kanë shpenzuar taksat e shqiptarëve për qëllime të tjera.

Pas arrestimit të Lefter Kokës, në 14 dhjetor 2021, një nga denoncueset e fakteve të veçanta nga afera, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, do të deklaronte se “ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas”, duke nënkuptuar përfshirjen e të gjithë politikës shqiptare, qoftë si orkestrues apo përfitues të blerë nga skema korruptive e inceneratorëve.

 CNA.al

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar3 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook