Lidhu me ne

Radar

Berisha fushatë në Shkodër: Diamant i fitores së 6 marsit, nuk u pajtua me një Shqipëri pa opozitë


Pas Lezhës, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal në Shkodër për të zhvilluar fushatën për kryetar të Partisë Demokratike në procesin e zhvilluar nga Komisioni i Rithemelimit.

Berisha e cilësoi Shkodrën për fitoren e 6 marsit si diamant të përpjekjes së djemve dhe vajzave që nuk u pajtuan me një Shqipëri pa opozitë.

Është kënaqësi e madhe dhe përulem me nderim, me mirënjohjen më të thellë para jush, para qytetarëve të Shkodrës, të gjithë banorëve të këtij qarku për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhatë një lëvizje e cila mori jetë në një ndër momentet më kritike, më absurde, më antidemokratike të Shqipërisë.

I dhatë jetë asaj lëvizje, e cila në një hark kohor të shkurtër riktheu në Shqipëri opozitën e vërtetë shqiptare, riktheu në Shqipëri PD të rithemeluar, si parti të idealeve, shpresave tuaja.

Por në këtë udhëtim të vështirë, Shkodra më 6 mars do të paraqitej sic është diamanti i fitores së kësaj përpjekje epike, të madhe të djemve dhe vajzave idealistë, të cilët nuk u pajtuan me një Shqipëri pa opozitë. Nuk u pajtuan me përpjekjet e autokracisë shqiptare, por qëndruan në lartësinë e idealeve të tyre, të interesit kombëtar të shqiptarëve, sepse për një komb që ka vuajtur nga tiranitë më të egra, vetëkuptohet që demokracia dhe sistemit demokratik janë më jetik për të kapur kohën e humbur.

Përpjekja jonë dhe e juaja ishte epike. Ajo përshkoi një rrugë të vështirë, kapërceu pengesa shumë të mëdha. Një qeveri, e cila disponon mjete të jashtëzakonshme të paligjshme. Një qeveri, e cila në dhunim të standardeve mendon apo ka vendosur të cimentojë pushtetin e saj. Një pseudo opozitë që ishte shndërruar në freskore të qeverisë u angazhua në lojëra të saj. Një drejtësi e kontrolluar tërësisht nga qeveria në funksion të goditjes së opozitës së vërtetë, por duhet të pranojmë, por duhet të pranojmë që nuk ishin vetëm këta. Kësaj here në goditjen kundër PD dhe opozitës së vërtetë shqiptare u mobilizua edhe mafia politike e Soros, tha Sali Berisha.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook