Lidhu me ne

Mix

Studimi: Ndiqni 15 zakone ushqimi, për të jetuar më gjatë!

Një grup studiuesish kanë analizuar dhe studiuar zona të ndryshme të botës ku jetojnë njerëz mbi 100 vjeç. Studimi zgjati mbi një dekadë në disa si ishulli grek i Ikarias, ishulli i Sardenjës, Gadishulli Nicoya në Kosta Rika, Okinava në Japoni etj. Grupi mësoi mbi zakonet e ushqimit në këto zona. Ata nuk numëronin as kaloritë, as merrnin vitamina, dhe as proteina. Pasi u analizuan mbi 150 dieta të shekullit të kaluar, grupi i studimit arriti në përfundimin se çfarë kanë ngrënë njerëzit mbi 100-vjeç, në atë që ata e quajnë “Blue Zone”.

1. Merrni 95 për qind të ushqimit tuaj nga bimët

Prodhimet, drithërat dhe fasulet dominon gjatë gjithë vitit në Blue Zone. Njerëzit hanin perime të ndryshme në sezonin e tyre, dhe në dimër turshi. Për një jetëgjatësi më të mira janë zarzavatet me gjethe.

2. Konsumoni mish jo më shumë se dy herë në javë

Familjet në këto zona hanin mish në masë, si një mënyrë për ti dhënë shije pjatave. Duhet ta kufizoni nga 60 gram mish të kuq pesë herë në muaj. Pastaj mund të zëvendësoni me mish pule, qingji apo derri nga fermat familjare. Në këto zona mishi vjen nga kafshë që ushqehen lirshëm në natyrë.

3. Konsumoni peshk çdo ditë

Studimi i Adventist Health, që ka ndjekur 96 mijë amerikanë që prej vitit 2002, zbuloi se njerëzit që kanë një dietë të bazuar në bimë, dhe përfshijnë një pjesë të vogël peshku në ditë, jetojnë më gjatë.

4. Kufizoni qumështin

Sistemi tretës i njeriut nuk është shumë i përmirësuar për qumështin e lopës, i cili është shumë i lartë në sheqer dhe yndyrna. Njerëzit në Blue Zone merrnin kalciumin nëpërmjet bimëve. Për shembull, një filxhan lakër jeshile, ju jep më shumë kalcium se një gotë qumësht. Megjithatë, produktet e qumështit të dhisë dhe të deles janë shumë të përhapura në Ikaria dhe Sardenjë.

5. Hani 3 vezë në javë

Në këtë zonë të studiuar njerëzit hanin një vezë të gatuar në mënyra të ndryshme, të skuqur, omëletë, në supë, apo edhe të përzier me drithëra, bukë apo fruta.

6. Shtoni gjysmë filxhani bishtaja të gatuara çdo ditë

Fasulet e zeza në Nicoya, soja në Okinava, thierrzat, fasulet e bardha në Mesdhe. Bishtajat janë kryesoret në dietën e Blue Zone. Ato përbëhen nga 21 për qind proteina, 77 për qind karbohidrate komplekse, dhe pak yndyrna. Ato janë një burim i pashtershëm fibrash.

7. Sa më larg brumërave me maja

Buka është elementi kryesor në ushqimin e Blue Zone. Por nuk bëhet fjalë si buka që marrim ne. Buka në Ikaria apo Sardenjë, përshembull, bëhet nga varietete 100 për qind drithërash, si thekër, grurë, elb etj. Brumi vjen në mënyrë tradicionale, nëpërmjet disa bakterieve që treten në niseshte duke ndihmuar bukën të rritet. Kjo sjell një bukë me më pak glicemi dhe gluten.

8. Ulni konsumimin e sheqerit

Konsumatorët e Blue Zone nuk përdorin as një te pestën e sheqerit që përdorim ne. 100-vjeçarët tipikë i hedhin mjaltë çajit të tyre, dhe provojnë ëmbëlsira vetëm në raste festash. Mësimi për ne: Mundohuni të mos shtoni më shumë se 4 lugë çaji sheqer në ditë në pije apo ushqime.

9. Hani dy grushte arra në ditë

Një zbulim i fundit i Harvardit thotë se personat që konsumojnë shumë arrat e kanë një normë vdekshmërie 20 për qind më të ulët se të tjerët. Dieta me arra ul nivelin e kolesterolit.

10. Hani ushqim që e dini për çfarë ju shërben

Në Blue Zone njerëzit e hanë ushqimin të gjithin, nuk hedhin të bardhën e vezës, teksa hanë të verdhën. Nuk heqin lëkurën e frutave, por e hanë bashkë, duke e ditur vlerat që ato kanë.

11. Pini sa më shumë ujë

Studiuesit thonë se duhet të pini minimalisht 7 gota ujë në ditë. Hidratimi ul mundësinë e mpikjes së gjakut. Për më tepër nëse pini ujë të pijshëm, e dini që nuk jeni duke pirë pije me sheqer apo të ëmbëlsuar artificialisht.

12. Doni të pini alkool? Pini verë të kuqe

Njerëzit e këtyre zonave të studiuara pijnë një gotë verë në ditë. Vera ndihmon sistemin të përthithtë antioksidantët që marrim nga bimët. Por dihet që pak alkool në fund të ditës redukton stresin, dhe është i mirë për shëndetin.

13. Pini këtë lloj çaji

Njerëzit në Okinava pijnë çaj jeshil gjatë gjithë ditës, ai redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disa lloje kanceri. Njerëzit e Ikarias pijnë çajin me rosmarinë, luleradhiqe dhe sherebelë, të gjitha bimë me efekte anti inflamatore.

14. Merrni kafeinën tuaj vetëm nga kafeja

Njerëzit që jetojnë në gadishullin e Nicoya dhe ishullin e Sardenjës e Ikarias pijnë kafe. Studimet thonë se pirja e kafes ul rrezikshmërinë e sëmundjes së dementias (çmendurisë) dhe të Parkinsonit.

15. Mundohuni të përshtatni mirë proteinat

Shqetësoheni se me dietë bimore mund të marrësh më shumë proteina se sa duhet? Objektivi është të kombinoni, bishtajet, perimet, drithërat, arrat me njëra-tjetrën që të merrni më të mirën prej tyre.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook