Lidhu me ne

Kryesore

Ina Zhupa: Zjarret bien aty ku duhen për investitorë strategjikë, 4 helikopterë të Mbrojtjes asnjë në punë pasi janë prishur


Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit ka folur në lidhje me zjarret në zonën e Sarandës dhe faktin që sipas saj janë zjarre strategjike të cilat bien vetëm atje ku është e nevojshme.

Ajo u shpreh se Ministria e Mbrojtjes nuk është eficente në menaxhimin e zjarreve, ndërsa ka bërë me dije se në katër helikopterë, asnjë nuk është i disponueshëm për tu përdorur për të tillë emergjenca.

E hapim sezonin turistik me zjarre strategjike të cilat jo rastësisht bien aty ku duhen fshehur gjurmët e një krimi apo ku duhen toka për investitorët strategjik. Në dështim të plotë të menaxhimit të zjarreve.

Ministria e Mbrojtjes nga 4 helikopterë 2 i ka në Poloni, një në Itali dhe të katërtin në Farkë se nuk del dot se ka rrjedhje vaji.

Kjo është eficenca e një shteti të dështuar në mënyrë ulëritëse. Sigurisht që turizmi ka nisur dhe ju e keni nisur në Sarandë shumë më parë me afera duke hequr nga 26 janari me VKM nga zonat e mbrojtura zona të tëra të parkut të Butrintit për ti hapur për ndërtime. Keni avancuar, ndërtuar, oligarkët miqtë tuaj që e dinë paraprakisht çdo të bëjë qeveria, kanë ndërtuar paraprakisht në zonën e Butrintit.

Një nga zonat ku nuk mund të ndërtohej është ndërtuar tashmë. Ju e keni lejuar të ndërtohet, keni bërë një sy qorr. E keni lejuar ndërtimin dhe e keni hequr me VKM e janarin nga zonat e mbrojtjes që ndërrimi të vijojë i qetë e të vazhdojë me 2 resorte të tjera në zona të mbrojtura.

Nuk keni skrupuj që aferën ta shtrini edhe brenda Butrintit, dhe të krijoni atë parajsën e oligarkëve, mbrojtjen e interesit privat, çka e keni bërë nga mandati në mandat duke u perfeksionuar. Sot nuk kam minuta të mjaftueshme për të denoncuar çfarë po bëni në Sarandë e Vlorë”, është shprehur Zhupa.

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook