Lidhu me ne

Mix

A duhet të dyfishoni dozën nëse keni harruar të pini njëherë kontraceptivët?

A duhet të dyfishoni dozën nëse keni harruar të pini njëherë kontraceptivët?

Ne të gjitha e kemi provuar një gjendje të tillë kur mund të kemi harruar marrjen e një pilule. Dhe me siguri mendja mund të na ketë shkuar për ta kompensuar atë që kemi harruar të pimë, duke dyfishuar dozën.

Por çfarë duhet të bëni nëse keni harruar njëherë të merrni pilulën? Ja pyetjet më të zakonshme që bëjnë nënat:

A mund të mbetem shtatzënë nëse kam harruar të marr pilulën kontraceptive?

Pilula është aq efektive sa trupi ynë “i bindet”, Pra thuhet se ajo është 99% efektive vetëm në qoftë se merret në mënyrë korrekte, pra në të njëjtën orë në çdo ditë të muajit.

Efektiviteti i pilulës suaj vazhdon edhe nëse e humbët një dozë pa dashje. Ajo rrit rrezikun e shtatzënisë në varësi të disa gjërave të ndryshme:

  • Kur e keni ciklin tuaj
  • Çfarë lloj kontraceptivi po merrni

Nëse nuk e dini këtë të fundit shikoni paketën. Nëse të gjitha tabletat janë të njëjta, me siguri po merrni progestin. Nëse pilulat janë me ngjyra të ndryshme për një javë, ju keni marrë ato që kombinojnë kontrollin e shtatzënisë së mundshme.

Nëse jeni duke marrë pilula të kombinuara kontraceptive…

Nëse pilula juaj është e llojit që përmban progestin dhe estrogjen (ajo që shumica e grave marrin), “ju jeni në rrezik më të madh [të shtatzënisë së padëshiruar] nëse keni humbur një pilulë në javën e parë të një pakete të re dhe keni pasur marrëdhënie seksuale në pesë ditët e fundit.

Nëse jeni duke marrë pilula vetëm me progestin…

Nëse merrni kontraceptivë vetëm me progestin, dhe ju jeni më shumë se tre orë në vonesë për pirjen e pilulës, mund të mbeteni shtatzënë.

A duhet të përdor kontraceptivë rezervë ose emergjentë?

Nëse jeni duke marrë pilula të kombinuara kontraceptive…

Meqë kombinimi i kontraceptivëve oralë parandalon ovulimin, ju nuk keni domosdoshmërisht nevojë për  kontraceptivw emergjentw nëse nuk keni harruar të pini më shumë se një pilulë. Nëse keni harruar një pilulë gjatë ciklit tuaj të fundit ose në ciklin tuaj të tanishëm dhe keni pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtur, mund të merrni kontracepsion urgjent.

Nëse nuk keni pasur marrëdhënie seksuale, por keni harruar më shumë se një pilulë (përsëri, gjatë këtij cikli ose midis këtij cikli dhe atij të fundit), përdorni kondom kur të kryeni marrëdhënie seksuale.

Vazhdoni të përdorni mbrojtje shtesë deri sa të keni marrë shtatë pilula rresht. Ose mos bëni seks deri atëherë.

Nëse jeni duke marrë pilula vetëm me progestin…

Nëse merrni kontraceptivë vetëm me progestin dhe kanë kaluar më shumë se tre orë nga ora kur duhet ta kishit pirë, përdorni kondom derisa të keni marrë pilulën në kohë për dy ditë rresht.

Nëse keni pasur marrëdhënie seksuale pasi keni harruar të pini pilulën tuaj, mund të merrni një kontraceptiv emergjent.

A mund të dyfishoj dozën dhe a ka ndonjë efekt anësor nëse e bëj?

Sapo të kuptoni se keni harruar të pini pilulën që duhet ta merrnit rregullisht, pijeni atë menjëherë. Pastaj, merrni pilulën tuaj të ardhshme si zakonisht.

Efekti më i zakonshëm i dyfishimit është se do të keni të përziera, për shkak të nivelit të lartë të hormoneve. Disa gra mendojnë se marrja e pilulës së tyre pasi kanë ngrënë një vakt ushqimor e zvogëlon këtë rrezik.

Si mund të kujtohem që ta marr rregullisht kontraceptivin oral?

Marrja e kontraceptivit oral rekomandohet të merret çdo ditë në momentin kur të keni përfunduar një detyrë të përditshme, siç është pastrimi i dhëmbëve në darkë. Gjithashtu mund të vendosni një alarm në telefonin tuaj, ose të përdorni një aplikacion.

Dhe nëse harroni në mënyrë të përsëritur kontraceptivin oral, merrni në konsideratë një mënyrë tjetër kontracepsioni. Pasi marrja e çrregullt e pilulave kontraceptive mund të bëjë që të keni një çrregullim hormonal. Bisedoni me mjekun dhe ai do të thotë se cila është zgjidhja më e mirë për ju.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix7 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix7 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix7 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix7 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix7 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix8 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix8 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix8 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar8 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook