Lidhu me ne

Radar

Të ardhurat në buxhet rriten me 342 milionë euro, ndikim kryesor çmimet e larta

Nga Monitor

Të ardhurat në buxhet rriten me 342 milionë euro, ndikim kryesor

Prej disa muajsh tashmë nuk ka më surprizë në rritjen e të ardhurave që mblidhen në arkën e shtetit ku ndikimin kryesor e ka dhënë rritja e çmimeve.

Deri në fund të majit u arkëtuan 342 milionë euro më shume në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përtej lajmit të mirë që përbën kjo për qeverinë, mbledhja e më shumë parave tregon shtrenjtimin e njëkohëshëm të çmimeve në një pjesë të mirë të segmenteve të tregut duke varfëruar kështu buxhetet e familjeve shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave të ardhurat totale për 5 – mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 107 % të planit të 5 – mujorit.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e pestë të vitit 2022, arritën në rreth 213 miliard LEK me një realizim në masën 90 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 0.6 përqind më i lartë ose 1.28 milion LEK më shumë.

Niveli i suficitit për periudhën 5 – mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.876 miliard LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 20.671 miliard LEK.

Të ardhurat totale për 5-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 233.3 miliardë Lekë ose 107 % të planit të 5-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me 41.8 miliard lekë.

Grafiku 1: Të ardhurat e Përgjithshme (në milionë Lekë)

Të ardhurat në buxhet rriten me 342 milionë euro, ndikim kryesor
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2022)

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 204.7 miliardë lekë, 38.1 miliardë ose 22.8% më shumë, krahasuar me vitin 2021, si dhe 12.3 miliardë ose 6.4% më shumë se plani 5-mujor për vitin 2022.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 83.8 miliardë lekë, 16 miliardë lekë ose 23.6% më shumë se 5 muori 2021, si dhe 3.5 miliardë lekë ose 4.3 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 5 mujorin e vitit 2022.

Të ardhurat nga TVSH në import për 5 mujorin rezultojnë 59.3 miliardë lekë, 13.5 miliardë lekë ose 29.5 % më shumë se një vit më parë, si dhe 3.7 miliardë ose 6.7% më shumë se plani për 5 mujorin 2022.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 19.5 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 6.5% më shumë se viti 2021, si dhe 1.7 miliardë lekë ose 7.8% më pak se plani i akcizës për 5 mujorin 2022.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.9 miliardë lekë, 831 milionë ose 78.7% më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 151.6% kundrejt planit.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 3.1 miliardë lekë, 453 milionë lekë ose 16.9% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe realizim në masën 129.6% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 5 mujorin 2022 u realizuan në masën 120.9 miliardë lekë, 22.1 miliardë ose 22.3% më shumë se 5 mujori i vitit të kaluar, si dhe 8.8 miliardë lekë, ose 7.9% më shumë se plani i 5 mujorit 2022.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 16.6 miliardë lekë, 7.2 miliardë ose 76.1% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 320 milionë ose 2% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 5 mujorin 2022. Rimbursimet për periudhën 5 mujore 2022 janë 5.6 miliardë lekë, 6.8 miliardë lekë ose 54.8% më pak se 5 mujori 2021, si dhe 1.5 miliardë lekë ose 20.8% më pak se plani i rimbursimit të TVSH-së për 5 mujorin 2022.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 20.8 miliardë lekë 5.6 miliardë lekë, ose 37.2% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 5.8 miliardë lekë ose 38.7% më shumë se plani i vitit 2022 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 19.1 miliardë lekë, 3.1 milardë lekë ose 19.1% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 927 milionë ose 5.1% më shumë se plani i 5 mujorit 2022.

Taksat nacionale, për peridhën 5 mujore 2022 u realizuan në masën 16.6 miliardë lekë, 1.8 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 409 milionë lekë ose 2.5% më shumë se plani i përcaktuar për 5 mujorin 2022.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore  (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 47.8 miliardë lekë, 4.4 miliardë lekë ose 10.2% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe realizim 103 % të planit për 5 mujorin 2022.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 5 mujore të vitit 2022, arritën në rreth 213.4 miliard LEK me një realizim në masën 90.5 përqind të planit të periudhës ndërkohë që, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar më i lartë ose 1.28 miliard LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 5 mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 33.5 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 33 përqind të planit vjetor sipas Aktik Normativ nr.3, datë 12.03.2022 (AN nr.3).

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 5 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 96.7 përqind dhe 79.4 përqind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në:  36.1 përqind dhe 18.6 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit fillestar dhe 36.5 përqind dhe 20.3 përqind të planit vjetor sipas AN nr.3.

Shpenzimet korente për periudhën 5 mujore të vitit 2022 rezultuan në rreth 183.26 miliard LEK, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 4.6 përqind më i lartë ose rreth 8 miliard LEK më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 5 mujore të vitit 2022 paraqesin një realizim në masën 22.27 miliard LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë rezulton 39.2 përqind më i ulët ose rreth 14.35 miliard LEK më pak.

Grafiku 2: Shpenzimet korrente dhe kapitale Plan vs Fakt (në milionë Lekë)

Të ardhurat në buxhet rriten me 342 milionë euro, ndikim kryesor
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2022)

Niveli i suficitit për periudhën 5 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.9 miliard LEK nga rreth 17.8 miliard lekë deficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 20.7 miliard LEK, për periudhën 5 mujore të vitit 2022 vihet re një rritje e ndjeshme e nivelit të suficitit./Monitor

Grafiku 3: Të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti/suficiti – Plan vs Fakt  (në milion Lekë)

Të ardhurat në buxhet rriten me 342 milionë euro, ndikim kryesor
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2022)

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook