Lidhu me ne

Mix

Çfarë po ta shton stresin dhe ankthin gjatë natës

Lajme të këqija për të gjithë gjumashët. Koha e natës, ajo që duhet të jetë më e qetë se e gjithë dita, mund të shkojë në gjendje stresi dhe ankthi. Ngarkesa dhe lodhja e ditës, puna stresuese në zyrë apo me fëmijët, sipas një studimi të kohëve të fundit, mund të çojë në rritjen e ankthit dhe stresit edhe gjatë natës. Studimi është fokusuar tek disa të rritur, gjumi i të cilëve ka kaluar nëpër disa nivele ankthi. Pas testimit, u vu re se ishin disa arsyet që pjesa më e madhe e njerëzve provonin gjendje ankthi gjatë natës. Ndihesh në rrezik apo afër kësaj gjendjeje? Këtu janë disa zakone gjumi që mund të jenë duke të shtuar stresin dhe ankthin gjatë natës.

Zilja e alarmit: jo vetëm është një zakon i keq për të ndërprerë ciklin e gjumit, por është edhe një ves i keq për të dremitur edhe pak pasi zilja bie, shpeshherë vonohesh për t’u ngritur nga shtrati dhe pastaj të nxituarit për të dalë është tregues stresi. Mundohu të heqësh dorë nga zgjimi me alarm ose vendose atë në kohën e duhur që t’i japësh mundësi vetes të ngrihesh me qetësi dhe të bësh gjithçka gati në mëngjes pa nxitim.

Oraret e ndryshme të gjumit: nëse bie në shtrat në orë të ndryshme ose po ashtu zgjohesh në orë të ndryshme, mund të jetë shkak i një gjumi të parehatshëm dhe me gjendje ankthi. Kjo, sipas ekspertëve, shpjegohet me faktin se, nëse fle në orë të ndryshme, nuk e përgatit trupin për të fjetur. Trupi ka nevojë për një rutinë relaksuese që të përgatitet për gjumë. Mënyra më e mirë është të vendosësh një orë fikse dhe një kohë rutinë të fjetjes dhe të zgjimit, në mënyrë që ta ndihmosh trupin të qetësohet dhe të përgatitet për gjumë.

Nuk e konsideron gjumin prioritet: disa ditë mund të kesh pasur orë të pafundme pune, por nuk është aspak e shëndetshme të marrësh edhe nga orët e natës për të arritur objektivat. Të paktën 7 orë gjumë gjatë natës janë të domosdoshme. Kështu, i jep vetes mundësi që gjatë orëve të para të mbrëmjes të mbarosh çdo lloj detyrimi që mund të kesh për ta përmbushur.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook