Lidhu me ne

Mix

Të hamë apo jo mëngjes kur duam të humbim në peshë?

Të hamë apo jo mëngjes kur duam të humbim në peshë?

Ritmi kaotik i një dite të zakonshme në Shqipëri, shpesh shkakton dilema tek konsumatorët. Të hash apo të mos hash mëngjes? Kjo është çështja! Në shumë raste, vendimi për shqiptarët është i thjeshtë: një byrek të shpejtë tek bukëpjekësi i lagjes ose një vezë të zier. Ka të tjerë më pas që i përkushtohen me devotshmëri vaktit të mëngjesit, si vakti më i rëndësishëm i ditës.Një gjë është e sigurt, nuk duhet të dalësh nga shtëpia pa ngrënë më parë. 

Kur Duhet Ngrënë Mëngjesi?

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org  thonë se një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina. Ky vakt duhet ngrënë patjetër  brenda një ore nga zgjimi. Dreka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë dhe darka 4-5 orë pas drekës. Mes vakteve, njeriu duhet të konsumojë fruta dhe arrorë për vitamina dhe energji.

Roli I Mëngjesit Tek Rënia Në Peshë

Disa studime sugjerojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të largoni peshën e tepërt dhe të ruani format e shëndetshme trupore. Studime të tjera sugjerojnë se heqja dorë nga ky vakt mund të mos jetë aq i keq por vetëm në aspektin e mirëmbajtjes së peshës. Sidoqoftë, njeriu është në gjendje të marrë një vendim mbi këtë çështje duke analizuar tre përfitimet kryesore që ofron ky vakt.

Mëngjesi Largon Urinë Gjatë Ditës

Sipas nutricienëve, të cilëve ju referohet AgroWeb.org ngrënia e mëngjesit frenon urinë gjatë ditës. Nëse njeriu është më pak i uritur, atëherë ai nuk do të joshet nga ushqime të tjera të shpejta e me kalori.

Zgjedhje Të Shëndetshme Ushqimore

Ushqimet e ngrëna në mëngjes janë gjithashtu të rëndësishme sepse të mbrojnë nga thirrjet plot sheqer të ëmbëlsirave dhe yndyrnave. Ngrënia e mëngjesit ju ndihmon të bëni zgjedhje të mençura gjatë gjithë ditës. Njerëzit që hanë ushqim në mëngjes janë më të vëmendshëm ndaj regjimit ushqimor.

Më Shumë Energji

Një mëngjes i shëndetshëm e furnizon trupin me ushqyesit që i mungojnë dhe u jep muskujve një energji të menjëhershme.Nëse hiqni dorë nga mëngjesi rregullisht do të vështirësoni performancën tuaj fizike. Lidhja mes ushqyerjes në mëngjes dhe peshës është një çështje që kërkon studime të mëtejshme. Nëse dëshironi të humbisni në peshë, konsultohuni me një ekspert për zbatimin e një programi ushqyerjeje në bazë të nevojave tuaja.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook