Lidhu me ne

Radar

Denoncimi – Artan Gjermeni, Ardi Veliu, Albert Nushi e ish-oficerët e SHISH të përfshirë në manipulimin e çështjes së Agron Xhafajt, të ndiqen penalisht


Kreu i PD-së Berisha akuzoi gjyqtarin Artan Gjermeni lidhur me vendimin e tij për dënimin e gazetarit Jetmir Olldashi e për procesin ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji për audiopërgjimin ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, kryedemokrati tha se në procesin e manipulimit të çështjes ndaj Xhafajt ishin të përfshirë gjyqtari Artan Gjermeni të cilin e akuzoi si anëtarë të Bandës së Lushnjës e trafikant qeniesh njerëzore.

Më tej ai tha se në manipulimin e çështjes ishin përfshirë edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ish-drejtori i policisë së Fierit Albert Nushi e ish-oficerë të Shërbimit Informativ Shtetëror, duke kërkuar ndjekjen penale të tyre.

Të nesërmen në 6 të mëngjesit prokurorët politikë për të mos bërë asnjë hetim ndaj aktivitetit të tij kriminal e nisën për në Itali për të vuajtur dënimin.

Një ditë më vonë fillon manipukimi i frikshëm për të deformuar të vërtetën.

Në këtë akt kriminal janë të përfshirë direkt, Ardi Veliu, famëziu Nushi që është në arrest sot.

Punonjës të SHISH të cilët sikur të ishin agjentë të sigurimit të Enver Hoxhës të cilët sapo morën vesh se bëhej fjalë për Agron Xhafën shkelën mbi detyrën dhe deklaruan se zëri ishte i Agron Hysenit, pretedbim që u hosh poshtë nga laboratori i Britanisë së Madhe.

Mbi dëshminë e Fredi Alizotit nisi procesi ndaj Ervin Salianjit dhe gazetarit Jetmir Olldashi, gjykatësi që dha dënimin në shkallë të parë ishte një kriminel dhe anëtar i Bandës së Lushnjës që Sadushët e kishin zgjedhur në bordin e Shkollës së Magjistraturës.

Ai ishte Artan Gjermeni.

Jam këtu për të kërkuar ndjekien penale Ardi Veliu, ish-kryepolicit të Fierit Nushi. Të ish-oficerëve të turpshëm në SHISH që manipuluan e falsifikuan provat. Ndjekjen penale të Artan Gjermenit, Petra Sadushit, Ardi Veliut, Albert Nushit e ish-oficerëve të SHISH-it. ” – tha Berisha.

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore8 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook