Lidhu me ne

Mix

Llojet e ëndrrave që shohin më shpesh njerëzit me ankth!

Llojet e ëndrrave që shohin më shpesh njerëzit me ankth!

Llojet e ëndrrave që shohin më shpesh njerëzit me ankth!

Një studim i ri i publikuar në Dreaming, analizon ëndrrat e njerëzve me çrregullime ankthi. Studimi sugjeron se këto ëndrra shpesh shqetësuese mund ta kthejnë jetën e këtyre individëve të tillë në një makth, nëse nuk u jepet kujdesi i duhur.

“Rezultatet e studimit tonë zbulojnë se përmbajtja e ëndrrave të pacientëve me ankth ndryshon ndjeshëm nga përmbajtja e ëndrrave të personave të shëndetshëm dhe përmban më shumë elemente negative dhe të pakëndshme,” shpjegon autori kryesor dhe psikologu Anton Rimsh nga universiteti Düsseldorf në Gjermani.

Përmbajtja e ëndrrave të pacientëve me ankth

Studimi i Rimsh gjurmoi përmbajtjen e ëndrrave të 38 pacientëve me ankth përmes ditarëve të ëndrrave, pyetësorëve dhe analizës së ëndrrave një-nga-një.

Rezultatet e studimit zbuluan se disa tema ëndrrash janë më të përhapura te pacientët me ankth në krahasim me personat e shëndetshëm. Këto tema përfshijnë:

– Ëndrra me ndjekje, përndjekje

– Sulme fizike dhe veprime agresive

– E ngrirë nga frika

– Grindje dhe ndërveprime verbalisht agresive

– Frika nga rrëzimi dhe rreziku i rënie

– Të qenit i përjashtuar dhe i refuzuar në situata sociale

– Vdekja e prindërve dhe anëtarëve të familjes

– Aksidentet dhe përplasjet e makinave apo avionëve

– Përballja me dështimet dhe të qenit i pasuksesshëm

Përveç këtyre imazheve dhe ngjarjeve të përsëritura, kishte edhe disa karakteristika të përbashkëta përcaktuese që u gjetën në ëndrrat e shumë pjesëmarrësve, të tilla si:

– Ish-partnerët ose ish-bashkëshortët ishin gjithashtu më të shpeshtë në përmbajtjen e ëndrrave të individëve me çrregullime ankthi sesa në ëndrrat e njerëzve të shëndetshëm.

– Ëndrrat e pacientëve me çrregullime ankthi karakterizoheshin gjithashtu nga prania e zakonshme e shpejtësisë së lartë – dhe, më pas, personazheve, objekteve, transportit dhe automjeteve me lëvizje të shpejtë.

– Intensitet i lartë emocional. Prania e një çrregullimi ankthi nxit një intensitet të përgjithshëm subjektiv më të lartë të përvojave të ëndrrave dhe imazheve të ëndrrave. Përmbajtja e ëndrrave në pacientët me ankth jo vetëm që ekziston në një numër të madh, por gjithashtu përjetohet me një intensitet dhe theksim veçanërisht të lartë subjektiv.

Studimi i Rimsh-it sugjeron gjithashtu se një pacient me ankth ka më shumë gjasa të analizojë dhe zbërthejë ëndrrat e tij. Ka dy arsye për këtë tendencë, sipas Rimsh:

– Individët që vuajnë nga çrregullimet e ankthit në përgjithësi priren të jenë të preokupuar dhe të shqetësuar me përvojat dhe ngjarjet në jetën e tyre kur janë zgjuar. Ata kanë të njëjtin preokupim edhe kur bëhet fjalë për ëndrrat e tyre.

– Rimsh mendon gjithashtu se individët në ankth priren t’i shohin ëndrrat e tyre si çelësin e problemeve të jetës së tyre të vërtetë. Interpretimi obsesiv i ëndrrave të tyre bëhet kështu një mënyrë për të zgjidhur problemet që ata përjetojnë ndërsa janë zgjuar.

Studiuesi ofron të njëjtat këshilla për këdo që vuan nga ëndrrat shqetësuese për shkak të një problemi themelor ankthi:

“Këshilla më e mirë që mund t’i jap një personi që përjeton ëndrra të tilla rregullisht është të konsultohet me një psikolog, ose më mirë, me një psikoterapist praktik, dhe më e preferueshme, me një psikoanalist”, shpjegon ai. “Kjo ndodh sepse ata zakonisht kanë përvojën, aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të punuar jo vetëm me çrregullimet e ankthit, por edhe me ëndrrat e një personi.”

Burimi: Psychology Today

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix10 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix10 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix10 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix10 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix10 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix10 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix10 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix10 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar10 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook