Lidhu me ne

Mix

7 kg në 3 javë, dieta e shëndetshme që ndihmon të bini në peshë

Dieta me limon ka si parim të saj rënien në peshë nëpërmjet vetive të limonit për shkrirjen e yndyrave. Limoni është i njohur për stimulimin e procesit të tretjes dhe rritjes së metabolizmit të organizmit, eleminimin e indeve dhjamore, stabilizimin e nivelit të yndyrave në gjak si dhe gjithashtu ai është mjaft efikas kundër fryrjeve të barkut. Dieta me limon është një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme për shkak se ajo është mjaft e pasur me proteina, vitamina dhe minerale, kryesisht vitamina C, B, P, bakër, kalcium, kalium, natrium, hekur, etj. Dieta fillon me konsumin e një gote uji me limon çdo mëngjes esëll. Uji me limon ka veti të fuqishme si për shkrirjen e yndyrave, ashtu edhe për largimin e toksinave. Për këtë arsye, çdo darkë mbushet një kanë me ujë dhe i vendosen në të 2 kokrra limonë të prera në feta të holla (një mënyrë më e thjeshtë përgatitje është edhe shtrydhja në një kanë me ujë e dy kokrrave limon). Çdo javë që kalon i shtohen edhe 2 kokrra të tjera limoni (duke e çuar në 6 kokrra limon javën e fundit në një kanë me ujë). Rekomandohet pirja e një gote me këtë përbërje 1­2 orë përpara ushqimit. Për efekte më të mëdha në shkrirjen e yndyrave, këshillohet që tretësira të vaket përpara pirjes.

Dita e Parë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: 1 tas i vogël me oriz e shoqëruar me 1 fetë djath të bardhë dhe sallatë me fruta dhe perime mikse me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.
Zemra: Kos me feta molle dhe limoni.
Darka: Spinaq i zier me lëng limoni, 2 vezë të ziera dhe 1 fetë buke (e zezë ose integrale).

Dita e Dytë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Peshk me limon e shoqëruar me brokoli të zier dhe të regjur në lëng limoni.
Zemra: Kos me feta banane dhe limoni.
Darka: Fileto pule me perime të zgarës me lëng limoni.

Dita e Tretë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Spageti me djathë, e shoqëruar me sallatë me fruta dhe perime mikse me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.
Zemra: Kos me feta limoni dhe pjeshke.
Darka: Rizoto me fruta deti e përgatitur me feta limoni.

Dita e katërt

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Fileto pule, e shoqëruar me sallatë greke me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.
Zemra: Kos me feta limoni dhe kivi.
Darka: Peshk i shoqëruar me 2 kokrra patate të ziera dhe sallatë me domate dhe limon.

Dita e Pestë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Sallatë mikse me limon dhe 2 feta me bukë të zezë ose integrale.
Zemra: Kos me feta limoni dhe fruta të thata.
Darka: 2 feta djathë i bardhë (me pak yndyrë), e shoqëruar me sallatë me perime mikse të ziera dhe të përgatitura me lëng limoni dhe 1 fetë buke të zezë ose integrale.

Dita e Gjashtë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Proshutë me sallatë mikse me limon dhe 2 feta me bukë të zezë ose integrale.
Zemra: Kos me feta limoni dhe rrush.
Darka: 1 vezë me sallatë jeshile me limon dhe 1 fetë buke të zezë ose integrale.

Dita e shtatë

Mëngjesi: 1 gotë ujë me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tërshëra).
Zemra: Një frut sipas dëshirës.
Dreka: Peshk me sallatë mikse me limon dhe 2 feta me bukë të zezë ose integrale.
Zemra: Kos me feta limoni dhe një lugë gjelle mjaltë.
Darka: Fileto pule e shoqëruar me sallatë jeshile me limon dhe 1 fetë buke të zezë ose integrale.

Në dy javët e tjera zbatohet renditja e javës së parë. Kjo dietë mund të ndiqet çdo 2 muaj deri në mbërritjen e peshës ideale

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix14 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix14 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix14 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix14 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix14 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix14 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix14 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix14 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix14 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook