Lidhu me ne

Radar

Meta spiun i sigurimit?/ Lubonja: Intrigë politike e qepur keq

Një letër zyrtare e Autoritetit të Dosjeve, ku lakonte emrin e ish-presidentit Ilir Meta si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ka sjellë reagime të forta në politikë.

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Open” tha se kjo ishte një intrigë politike e qepur shumë keq, por që sipas tij ka dorë dhe Rama.

“Më fute në një pyetje që s’më duket se është thelbësorja në këtë rast. Çështja është tjetër, nuk është kjo. Ç’kuptim ka kjo? Ç’kuptim politik ka kjo? Është shumëplanëshe. “Ka qenë apo jo pjesë e Sigurimit” është çështje e ekspertëve. Por s’mund të them ka qenë ose s’ka qenë kur s’ka dokumente. Unë mund të flas nëse Shqipëria është marrë apo jo me luftën kundër komunizmit.

Pyetjes se “pse tani publikimi i këtij dokumenti” Lubonja tha se; Intrigë politike e qepur shumë keq. Nuk arrij që të jetë qepje as nga Edi Rama, pasi ai është mjeshtër i qepjes së intrigave. Se mendoj dot se mund të jetë bërë pa Edi Ramën. ore ça ka ndodhur që është bërë kjo maskaradë?!

Ku e di unë. Ca thonë ka qenë dhe ca jo. Doli një Fatjon dhe tha: S’ka qenë Ilir Meta. Procedura është krejt e paqartë. Për çfarë bëhet fjalë? Për bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit që rekrutoheshin në bazë të disa kategorive, ato patriotike apo ato me shtrëngim.

Aty ai bënte një deklaratë dhe aty i vihej një pseudonim. A bëhet fjalë për një dosje të tillë apo për një denoncim të një personi. Apo ka raste kur ai që arrestohet thotë; kam folur me Andi Bushatin.

Dhe shkojnë e kapin dhe Andin. Ajo që është skandaloze, është se si ka mundësi që me një e-mail anonin, një institucion serioz, të veprojë kaq shpejt pa sqaruar, me një I.M. Del dhe ajo e parlamentit dhe merret ajo me një ‘tronditje të madhe’.

Ajo nuk është tronditur dhe për gjerat më të mëdha. Ky Veliaj që ju tha atyre dhe thotë; ‘ne jemi e ardhmja, ata e kaluara’. Unë e kam me këta që rrinë aty të heshtur që rrinë përpara. Para ca kohësh mblodhi Edi ca në një kongres dhe ju tha; mirëdita.

Pastaj tha; Mirëdita Gramoz! Ishte figura më e rëndësishme e partisë. Po ti lidhim këto ngjarje, këto kanë ndodhur në një kohë kur Ruçi ishte ministër i Brendshëm. Ky I.M., ka qenë rreth 19 vjeç. Këta kanë ndonjë çikë mendje?

Se një herë thotë; Mirëdita Gramoz, dhe a kanë ndonjë mendje të thonë që ‘na thoni se çarë duhet të kuptojmë si vlerë apo antivlerë’. Edhe sikur të kishte qenë, kjo është një gjë e papranueshme nga të gjitha anët. Shkelje e ligjit. Ilir Meta është qytetar normal sot.

Si vepron kështu në këtë mënyrë me një qytetar të thjesht, në njeri anonim. Këtu është degradim i luftës politike në një nivel banal. Tregonin te burgosurit te vjetër, kur nisën të bënin gjyqet atëherë, thoshte një nga burrat e mençur; ndaloni mo pak se i bëtë të gjithë shqiptarët tradhtarë e spiunë.

Këta nuk njohin fare në luftën politikë se vërtetë Berisha është non-grata, por si i hapen negociatat një vendi të tillë? Këta i bëjnë dëm vendit të tyre. Këta denigrojnë njëri-tjetrin”, – tha Lubonja.

MË TEPËR

Kryesore22 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar22 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix22 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix22 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix22 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix23 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix23 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix23 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix23 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook