Lidhu me ne

Kryesore

Berisha paralajmëron revoltë qytetare: Të subvencionohet transporti urban, të përgjysmohet taksa mbi naftën!

Kreu i PD-së Sali Berisha përmes një deklarate për mediat të bërë sot, i kërkoi qeverisë subvencionim të plotë të transportit urban dhe interurban në Shqipëri, si dhe përgjysmim të taksës për litër naftë, me qëllim uljen e çmimit.

Berisha tha se është i vetëdijshëm se Rama s’do t’i marrë parasysh këto kërkesa dhe paralajmëroi një revoltë qytetare.

Po rrënohen buxhetet familjare dhe ajo që po e ndjen në mënyrën më të fuqishme është turizmi. Në këto rrethana emergjente PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë, të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e Shqipërisë. Ky propozim i PD, nuk është i pabazuar, përkundrazi, është i bazuar në një praktikë të cilën, kanë vendosur një seri vendesh europiane. Ju rikujtoj këtu se sot në Gjermani me një biletë mujore prej 9 eurosh lëviz me të gjitha mjetet që qarkullojnë në këtë vend, në gjithë territorin e saj. Spanja, Portugalia dhe një seri vendesh e kanë shndërruar transportin publik falas. Së dyti PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës, i cili në Shqipëri në vlerën 1,1 euro, është më i larti në botë, dhe është shndërruar në një faktor kryesor të çmimit stratosferik të kësaj lënde djegëse energjitike në Shqipëri. Ulja nga 1,1 në 0,5 euro, do të shoqërohej me një ulje po kaq të rëndësishme të çmimit të naftës.

Ata që mendojnë se arka do boshatiset, kjo s’është e vërtetë. Mjafton që qeveria të zhdoganojë rreth 250 mijë ton naftë që kalojnë jashtë sistemit doganor në Shqipëri. Nuk ka asnjë lloj mundësie nafta kontrabandë, përveç se kur patronohet nga dora e zezë e qeverisë.

Jam i vetëdijshëm se Rama me arrogancën dhe vesin e tmerrshëm të vjedhjes, s’do marrë parasysh këto kërkesa, por e garantoj se qytetarët shqiptar me revoltën e ardhshme, do vendosin për këto kërkesa dhe të tjera, të programit të emergjencës të PD, si indeksimi i çmimeve dhe masa të tjera të rëndësishme”.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook