Lidhu me ne

Radar

Shtetet me numrin më të lartë dhe më të ulët të vetëvrasjeve në botë

Vetëvrasja ndodh në të gjithë botën, duke prekur individë të të gjitha kombeve, kulturave, feve, gjinive dhe klasave.

Faktorë të tjerë të lindur, si çrregullimet e mendjes dhe anomalitë në lindje, mund të rrisin prirjen e dikujt për të përjetuar depresion, qoftë si një episod i rastësishëm apo një sëmundje gjatë gjithë jetës.

Për të ulur shkallën e vdekjeve që vijnë nga vetëvrasja, vendet duhet të trajtojnë shumë faktorë themelorë që e bëjnë dikë më të prirur të zgjedhë vetëvrasjen si rrugëdalje qoftë depresioni, qoftë faktorë të tjerë si problemet emocionale, shëndeti, vështirësitë financiare etj.

Vendet me përqindjen më të ulët të vetëvrasjeve

Ndoshta mund të duket e çuditshme, por shumë nga kombet më të trazuara në botë kanë nivele relativisht të ulëta të vetëvrasjeve. Afganistani ka 4.1 vetëvrasje për 100 mijë banorë; Iraku 3.6 dhe Siria ka vetëm 2.0.

Nuk është e qartë nëse statistikat e vetëvrasjeve për këto vende pasqyrojnë ato të kryera si pasojë e problemeve të shëndetit mendor dhe sëmundjeve terminale (të cilat janë arsyet kryesore të vetëvrasjeve në pjesën më të madhe të botës) apo përfshijnë vetëvrasjet e kryera si pjesë e konflikteve të vazhdueshme në këto vende.

Por, një gjë është e sigurt, duket se në vendet me besim të fortë fetar qoftë islamike apo kristiane – fe në të cilat vetëvrasja nuk lejohet – numri i vetvrasjeve është thuajse inekzistent.

Shkalla më e ulët e vetëvrasjeve në botë është në këto vende:

  1. Antigua dhe Barbuda – 0.4
  2. Barbados – 0.6
  3. Grenada – 0.7
  4. Shën Vincenti dhe Grenadinet – 1.0
  5. Sao Tome dhe Principe – 1.5
  6. Jordania – 1.6
  7. Siria – 2.0
  8. Venezuela – 2.1
  9. Honduras – 2.1
  10. Filipinet – 2.2

Vetëvrasjet në Japoni

Shifrat totale të Japonisë e vendosin atë shumë larg 10-shes së parë, megjithatë vetëvrasja është një shqetësim serioz atje dhe ky është një fakt i njohur prej vitesh.

Vetëvrasja në Japoni, është shkaku kryesor i vdekjes tek meshkujt e moshës 20-44 vjeç dhe tek femrat mes moshës 15-34 vjeç. Qeveria ka qenë aktive në ndërhyrje për të ulur rrezikun e vetëvrasjeve, veçanërisht në mesin e popullatave më vulnerabël. Burrat japonezë kanë dy herë më shumë gjasa të kryejnë vetëvrasje sesa gratë, veçanërisht pas një divorci.

Vetëvrasje në Suedi

Në vitin 2019, Suedia kishte 14.7 vetëvrasje për 100,000 njerëz. Historikisht, Suedia ka pasur një shkallë të lartë të vetëvrasjeve, me më shumë vetëvrasje në botën e zhvilluar gjatë viteve 1960. Kjo mund të ketë qenë për shkak, të paktën pjesërisht, nga qëndrimet kulturore në lidhje me vetëvrasjen dhe dimrat e gjatë e të errët, veçanërisht në rajonet veriore.

Qeveria iu përgjigj krizës me shërbime të mirëqenies sociale dhe shëndetit mendor, dhe numrat kanë rënë në mënyrë dramatike. Sot, vendet skandinave – Norvegjia, Suedia, Danimarka dhe Finlanda – kanë nivele shumë të larta lumturie por përqindja e vetëvrasjeve vazhdon të jetë e lartë për Europën, sado që është ulur në mënyrë të konsiderueshme.

Këtu janë 10 vendet me shkallën më të lartë të vetëvrasjeve:

  1. Lesoto (72,4 për 100 mijë banorë)
  2. Guajana (40,3 për 100 mijë banorë)
  3. Eswatini (29,4 për 100 mijë banorë)
  4. Koreja e Jugut (28.6 për 100 mijë banorë)
  5. Kiribati (28,3 për 100 mijë banorë)
  6. Mikronezi (28.2 për 100 mijë banorë)
  7. Lituani (26,1 për 100 mijë banorë)
  8. Surinami (25,4 për 100 mijë banorë)
  9. Rusia (25.1 për 100 mijë banorë)
  10. Afrika e Jugut (23.5 për 100 mijë banorë)
  11. Ukraina (21.6 për 100 mijë banorë)
  12. Bjellorusia (21.2 për 100 mijë banorë)
  13. Uruguai (21.2 për 100 mijë banorë)
  14. Mali i Zi (21 për 100 mijë banorë)
  15. Letonia (20.1 për 100 mijë banorë)
  16. Sllovenia (19.8 për 100 mijë banorë)
  17. Belgjika (18.3 për 100 mijë banorë)
  18. Vanoutu (18 për 100 mijë banorë)
  19. Mongolia (17.9 për 100 mijë banorë)
  20. Kazakistani (17.6 për 100 mijë banorë)

Për listën e plotë klikoni këtu.

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook