Lidhu me ne

Aktualitet

Indeksi, përkeqësohet cilësia e të jetuarit në Tiranë, mbetet i fundit në Europë


Tirana ka vijuar të përkeqësojë renditjen si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë edhe gjatë këtij viti, sipas, Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës, ndërsa është ndër të fundit në botë.

Në krahasim me mesin e një viti më parë, cilësia e jetesës është përkeqësuar. Në renditjen aktuale, Tirana ishte e 232-a nga 254 kryeqytete e qytete, ndërsa një vit më par, në mesin e 2021-it ishte në pozicionin e 215.

Kryeqyteti shqiptar është futur për herë të parë në renditje në mesin e vitit 2020, ku sërish u rendit e fundit në Europë, në vendin e 218, por që nga ajo kohë renditja po vjen vetëm në përkeqësim.

Indeksi i Cilësisë së Jetesës nga Numbeo është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të të jetuarit, që përdor një formulë empirike që merr në konsideratë indeksin e fuqisë blerëse, të ndotjes, të kostos së jetesës, të sigurisë, të kujdesit shëndetësor, të kohës së qëndrimit në trafik, të klimës si dhe raportin e çmimeve të pasurive të paluajtshme ndaj të ardhurave.

Kryeqyteti shqiptar penalizohet nga çmimet e larta të pasurive të paluajtshme në raport me të ardhurat, ndotjen, kujdesin shëndetësor, ndërsa është pak më mirë në indeksin e klimës.

Tirana renditet e 44-a më e shtrenjtë nga 254 qytete e kryeqytete në raportin e çmimeve të pasurive të paluajtshme ndaj të ardhurave. Të blesh një apartament në kryeqytet është njësoj e shtrenjtë në raport me të ardhurat, si ta blesh atë në Londër, Milano, Romë, apo Munih.

Për indeksin e ndotjes, kryeqyteti shqiptar është në vendin e 242, më e ndotura në Europë dhe ndër të fundit në qytetet në këtë renditje.

Në indeksin e trafikut, Tirana është në vendin e 181 nga 254 qytetet që kanë më shumë trafik, por gjithsesi është më mirë se kryeqytete të tilla si Londra apo Parisi.

Por, në indeksin e fuqisë blerëse (që mat fuqinë blerëse në raport me mesataren e Nju Jorkut), kryeqyteti shqiptar është ndër të fundit, në vendin e 231.

Në Indeksin e Kujdesit Shëndetësor, Tirana është në vendin e 246, e fundit në Europë dhe duke u renditur ndër 9 qytetet me kujdesin më të keq shëndetësor që janë të përfshira në këtë renditje.

Në indeksin e klimës, ku kryeqyteti renditet në vendin e 85, me një klimë relativisht të përshtatshme.

Në indeksin e sigurisë, Shqipëria renditet e 131, më mirë se rajoni (Shkupi, Podgorica), apo se Barcelona, Torino, Roma.

Nga kryeqytetet e tjera të rajonit, më mirë në cilësinë e të jetuarit renditet Sarajeva (179) e Bosnjë Hercegovinës, Beogradi i Serbisë (208), Shkupii Maqedonisë së Veriut (219).Mungojnë të dhënat për Pritshtinën dhe Podgoricën.

Qytetet me cilësinë më të mirë të jetesës në botë janë dhe Canberra dhe Adelaide në Australi dhe më të këqijat Lagos në Nigeri dhe Manila në Filipine.

Monitor.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook