Lidhu me ne

Aktualitet

Dhe me dy vrasjet në Vlorë ju uroj një ditë të qetë e të bukur!!!

Koment nga Respublica.al

Krimi trondit vendin, tre vrasje me 4 viktima në më pak se 24 orë

Dhe me dy vrasjet në Vlorë ju uroj një ditë të qetë e të bukur!!!

Është në rendin e gjërave që një njeri që drejton të prezantojë përherë më të mirën, të flasë me optimizëm për kohën dhe të ardhmen.

Por duhet të ketë një kufi.

P.sh kryeministri e nis e vazhdon ditën dixhitale me togfjalësha të tipit : Dhe me spitalin e ri…shkollën e re, apo zyrat e reja të DPSHTRR

Padyshim që puna duhet propaganduar, por ka një masë përgjegjësi edhe për të keqen.

Që nuk është e vogël në këtë vend.

Vrasjet nuk po i lënë frymë qetësisë publike, jo pse vrasje nuk ka gjetiu, por për lehtësinë me të cilën merret jeta këtu.

Me lehtësinë me të cilën mund të gjendesh përballë një situate që të kërkon të jesh harbut, e të përdorësh duart për kokën.

Në rrugë, në lagje, në lokale, kudo ku ka komunitet.

Për këtë do flasë njëherë kryeminitri?

Formula “kokat hëngshin” nuk i shkon dikujt që ka përgjegjësi jetën publike apo sigurinë, por i shkon ndonjë gjysheje që nuk ka në dorë veç fjalës.

Ne e dimë ku jetojmë, nuk na gënjen dot kush.

Puna është se qeveria, edhe kjo që është e hajdutërisë dhe plaçkës, nuk mund t’i ikë përgjegjësisë me shpresën se çdo skandal tretet vetë.

Sepse herët apo vonë kjo pasiguri që provojmë të gjithë do prekë edhe këta të paprekshmit e sotshëm që padashur po ulin pikën kritike të autoritetit dhe po e relativizojnë kaq shumë hierarkinë në shoqërisë, saqë nuk është çudi që nesër edhe t’i pështyjnë apo hedhin kanaleve siç shohim nëpër vende të ndryshme.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook