Lidhu me ne

Kioske

Tucker Carlson: George Soros po financon fundin e qytetërimit

Tucker Carlson, Who Works for Rupert Murdoch, Rails Against 'Foreign-Born  Billionaires'

Tucker Carlson: George Soros po financon fundin e qytetërimit

Nga Tucker Carlson, Fox News

Imagjinoni distopinë. Ju e dëgjoni shpesh këtë fjalë. Çfarë do të thotë? Përfytyrojeni atë në sytë tuaj. Distopia është një botë ku policia nuk të mbron. Ata refuzojnë ta bëjnë këtë gjë. Dhe në të njëjtën kohë, nuk ju lejohet të mbroni veten. Pra, kush është në komandë? Kush e drejton një botë të tillë? Epo, të rinj me armë. Ata janë në krye- elementi më mizor dhe më i dhunshëm i çdo shoqërie, njerëzit që kanë më pak për të humbur, me horizontet më të shkurtra kohore dhe me rezervuarët më të cekët të kontrollit të impulseve. Njerëz të tillë kanë të gjithë fuqinë.

Ju nuk e keni pushtetin dhe kjo do të thotë se gjithçka që keni, është e tyre. Ky është fundi i qytetërimit. Ekziston në cepa të ndryshëm të globit, por nëse mendoni se është e kufizuar vetëm në Mogadishu, nuk keni qenë në Çikago kohët e fundit. Të premten e kaluar, pak para mesditës, një 30-vjeçar i quajtur Ryan King doli nga një palestër në Bucktown. Kjo është një ish-enklavë polake dhe një nga pjesët më të bukura të qytetit. Faqet e pasurive të patundshme e përshkruajnë këtë si vendin ku mund të jetojnë ata që kanë mbaruar kolegjin dhe mund të paguajnë qira mbi mesataren. Është vendi ku fëmijët tuaj mund të jetojnë me miqtë e tyre teksa nisin punët e tyre të para. Kështu mendojnë shumica e atyre që nuk kanë qenë atje kohët e fundit.

Por lajmet lokale sugjerojnë një realitet shumë të ndryshëm. “Të shtëna gjatë një grabitje në Bucktown, një burrë u qëllua gjatë një tentative grabitje, një çift u përball me një grabitje të armatosur”, e kështu me radhë lajme si këto. Ryan King ndoshta nuk po mendonte për grabitje të armatosur kur doli nga palestra. Ishte në mes të ditës. Por më pas një makinë u ndal pranë tij. Tre të rinj kërcyen jashtë dhe i vendosën një armë në fytyrë.

Përsëri, në mes të ditës, në një lagje të bukur në një nga qytetet më të mëdha të Amerikës. Pra, çfarë ndodhi më pas? Epo, sipas raportimeve nga ‘CWB Chicago’, vetëm pak minuta pasi Ryan King u kërcënua me vdekje pasi guxoi të dilte jashtë në lagjen e tij, policia e Çikagos vuri re automjetin e të armatosurve, por nuk mund të bënin asgjë për këtë. Mbikëqyrësi i tyre i urdhëroi ata të mos e ndiqnin, kështu që kriminelët thjesht u larguan dhe, natyrisht, ata kryen krime më të dhunshme.

Në orët pasi Ryan King u sulmua, 16 grabitje të tjera të armatosura u raportuan në zonë. Policia beson se të paktën dy banda të armatosura të organizuara po veprojnë të pandëshkuara, që do të thotë se bandat janë në krye tani. Kështu duket kolapsi i qytetërimit. Por tani është normale në Çikago.

Sipas të dhënave nga gazeta ‘Chicago Sun-Times’ vitin e kaluar, policia bëri arrestime në vetëm 12 perqind të krimeve të raportuara. Ky është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë në historinë e Çikagos dhe kjo është ajo që ndodh kur politikanët ua dorëzojnë kriminelëve kontrollin e qytetit. “Ja, drejtojeni ju”.

Në Çikago tani, taksapaguesit kanë më shumë gjasa të jenë viktima të krimit sesa kriminelët që duhet të ndëshkohen për këtë. Pra, pyetja është: pse dikush në Çikago duhet të paguajë taksa? Duhet të jesh mazokist për ta bërë këtë dhe shumë shpejt do të jenë vetëm mazokistët.

Pra, si erdhëm deri këtu? Nuk është mister. Ka shumë fije, por George Soros është fija e madhe. Soros pagoi që të ndodhte kjo. Solos mbështeti një prokurore të quajtur Kim Foxx, e cila ia dorëzoi Çikagon njerëzve të këqij që jetojnë atje- jo njerëzve të mirë në të gjitha lagjet- por njerëzve më të egër, më antisocialë, atyre që me të vërtetë nuk kujdesen për të tjerët, të cilët janë të gatshëm të vrasin njerëz për këpucët ose makinën e tyre, njerëzit më të këqij, dhe ata i drejtojnë gjërat tani.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook