Lidhu me ne

Aktualitet

Borxhet e Shqipërisë për gjyqet e arbitrazhit rriten në 156 milionë euro

Nga Gjergj Erebara

Borxhet e Shqipërisë për gjyqet e arbitrazhit rriten në 156

Taksapaguesit shqiptarë pritet të paguajnë së paku 156 milionë euro si pasojë e vendimeve të gjykatave të arbitrazhit për shkeljet kontraktuale të qeverisë shqiptare ndaj kompanive të huaja, bëhet e ditur nga një raport i Ministrisë së Financave për vitin 2021.

Vlerësimi i fundit është ndjeshëm më i lartë se sa ai i vitit 2020, në të cilin, dëmet llogariteshin në 109 milionë euro. Rritja është si pasojë e humbjes së gjyqeve të reja, ndërkohë që numri i pretenduesve është shtuar.

Shumica dërrmuese e humbjeve lidhen me dy procese të vetme gjyqësore, ai i biznesmenit italian, Francesco Becchetti si dhe procesi gjyqësor për kontratën e sipërmarrjes për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan nga konsorciumi Copri dhe Actor.

Becchetti, i cili kishte një sërë kontratash koncesionare kontroverse, përfshirë një për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç si dhe një kontratë për trajtimin e mbetjeve me qeverinë socialiste të ish-kryeministrit Fatos Nano, arriti të fitojë një gjyq me masë kompensimi 108 milinë euro. Konsorciumi Copri Actor fitoi një gjyq në masën 38 milionë euro.

TIA sh.p.k., kompania koncesionare e aeroportit të Tiranës, e cila fitoi në mënyrë kontroverse pa garë nga qeveria e Edi Ramës zgjatje të afatit të koncesionit, ka hedhur në gjyq qeverinë shqiptare për shkaqe të panjohura.

Gjykatat e Arbitrazhit janë krijuar dekada më parë me qëllim mbrojtjen e investitorëve nga veprimet arbitrare të qeverive të vendeve ku gjykatat vendëse kanë reputacion të keq. Por këto gjykata janë gjithashtu të njohura për ruajtjen e sekretit, gjë që e bën thuajse të pamundur për taksapaguesit që paguajnë në instancë finale faturën, të mësojnë se çfarë kanë bërë qeveritë e tyre që janë dënuar dhe për çfarë arsyesh konkrete kompanitë private i kanë përfituar këto para.

Shqipëria është përballur në shumë raste në gjykata arbitrazhi ku në disa raste ka fituar dhe në disa raste të tjera ka humbur. Por edhe në rastet kur ka fituar, kjo nuk ka ardhur pa kosto. Raporti i Ministrisë së Financave tregon se si, ndërsa fatura e Becchetit është 108 milionë euro, Shqipëria duhet të paguajë edhe afro 3 milionë euro të tjera kosto të procesit gjyqësor dhe kosto të avokatëve që kanë përfaqësuar shtetin.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama u përpoq pa sukses që ta anulojë vendimin e dhënë duke nisur një procedurë shtesë; vetë procedura shtesë ka kushtuar gati gjysmë milioni euro për studio avokatore.

Megjithëse vendimet janë përfundimtare, qeveria shqiptare nuk i ka paguar këto detyrime deri në datën e raportit, pra deri në vitin 2021.

Në një rast në të shkuarën, kur qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha u tërhoq nga një marrëveshje e negociuar nga qeveria paraardhëse me kompaninë amerikane General Electric, kjo e fundit fitoi 25 milionë dollarë në arbitrazh dhe i arkëtoi paratë duke sekuestruar të ardhurat e Shqipërisë nga Eurokontrolli, rrjeti evropian i monitorimit të trafikut ajror, nga ku Shqipëria ka të ardhura për shërbimin e menaxhimit të trafikut të mbikalimeve ajrore mbi territorin e vendit.

BIRN

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook