Lidhu me ne

Kioske

Sakrifica e radhës e Edi Ramës

Edi Rama: Pretendimet për krime lufte kundër Thaçit janë “kundër Kosovës” |  Balkan Insight

KLODIAN TOMORRI

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ishte një eveniment mjaft i rëndësishëm. Stafi i Kryeministrit kishte kohë që e përgatiste me kujdes vizitën. Por për dreq diçka kishte shkuar ters. Edhe pse kishin tentuar pa pushim të rezervonin një hotel me çmim të arsyeshëm, nuk arritën dot. Si përfundim, u detyruan ta çonin Kryeministrin në suitën “Harcourt” të hotelit “Baccarat” në Manhatan.

Me këtë rast përfunduan në të njëjtin hotel të gjithë anëtarët e delegacionit shqiptar. Suita, e cila kushton 2700 dollarë në natë pa përfshirë taksat, ofron një pamje të mahnitshme të Manhatanit. Sigurisht, një ambient i denjë për udhëheqës. Sapo hyri në dhomë, në celularin e Kryeministrit mbërriti një sms.

Ishte zv.kryeministrja që i bënte forëard mesazhin e kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë: “Shefe, çmimin e energjisë e bëmë aq sa na thatë, 42 për çdo kilovat mbi fashën 800 kilovatë orë në muaj. Përshëndete shefin e madh nga ana ime dhe thuaj se ne jemi këtu për çdo gjë që të na kërkoni”. E lexoi mesazhin dhe kthehu një përgjigje të shpejtë: “Shumë mirë. Mos harroni, mëshojini mesazhit që preken vetëm 5 për qind e familjeve. Ndërkohë, here pas here thoni edhe që në Zvicër të fusin në burg po harxhove shumë energji”, e porositi zëvendësen.

Në sportel, para se të hynte në dhomë, kishte marrë vesh që nuk ishte udhëheqësi i vetëm i akomoduar në atë hotel. Në të njëjtin kat po qëndronte edhe Kryeministri i Marokut. Edhe ky me delegacionin e tij, bylyk. Në fakt, në samitet ndërkombëtare vihet re një korrelacion statistikor shumë interesant mes GDP për frymë të një vendi dhe shpenzimeve të akomodimit të udhëheqësve. Sa më i varfër të jetë një vend, aq më i shtrenjtë është hoteli ku gjendet udhëheqësi i tij.

Kjo lidhje është dokumentuar gjerësisht, megjithëse studiuesit ndahen mbi shkaqet e këtij fenomeni. Disa thonë se buron nga korrupsioni. Të tjerë nga mungesa e kulturës, ndërsa një grup e shpjegon me institucionet e dobëta. Por ky është debat studiuesish, që për popullin nuk ka shumë interes. Për popullin kanë interes sakrificat. Dhe kjo është tamam kohë sakrificash. Për të gjithë.

Petrit Ahmeti bëri sakrificën e madhe duke e 5-fishuar çmimin e energjisë për familjet shqiptare. Me zemër të thyer. Qeveria po bënte sakrificën e madhe, duke i treguar popullit gjysmë të vërtetën, që preken vetëm 5 për qind e familjeve. Te llogaria kanë harruar të heqin nga pjesëtimi faturat me konsum zero, që janë mbi 120 mijë si dhe kanë mesatarizuar konsumin vjetor si përfaqësues të konsumit në stinën e dimrit. Kryeministri po bënte sakrificën, duke mbrojtur interesat e Shqipërisë në OKB. Të gjithë po sakrifikonin nga pak. Secili sipas mundësive. Vetëm se disa sakrifica janë më të ëmbla se të tjerat. Por siç ka thënë dhe dikush. Gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha. Përveç gjysmë të vërtetave që thotë qeveria.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook