Lidhu me ne

Kritike

Tetori rozë nuk ka nevojë për propagandë rozë, por për ndihmë

Ndalni në paçi Zot shfaqjen teatrale të “tetorit rozë”!

Denisa DakaNdalni në paçi Zot shfaqjen teatrale të “tetoritAktivitet për tetorin rozë (foto ilustruese)

Të gjitha ju zonja me pushtet që prej ditësh keni ngjyrosur profilin tuaj me fjongo rozë, ndalni këtë shfaqje teatrale në kini Zot.


Jeni po të gjitha ju zonja, me sqimë dhe elegante, që zgjidhni spitalet private jashtë vendit për të kuruar vehten a familjarët tuaj në raste analoge, pa patur as më të voglën ide për gijotinën migjeniane apo kalvarin e vuajtjeve me të cilat përballen një duzinë grash e vajzash këtu.

A e dini ju të vyera zonja, se në spitale kudo ndodhen, mungojnë medikamente bazë për të suportuar këto sëmundje të rënda, në shumë raste aparaturat nuk punojnë, që jepen urdhra nga titullarë e shefa që për periudha të caktuara të mos kryhen ekzaminime pasi mungojnë lentet e jo vetëm, se shumë medikamente mungojnë e duhen blerë jashtë spitalit apo jashtë vendit me një kosto të papërballueshme për shumicën e pacientëve, apo që për ekzaminime specifike pacientët duhet medoemos t’i drejtohen klinikave private brenda a jashtë vendit për të zgjatur ditë e frymë orë pas ore?!


A e dini sa është fatura finaciare që përballon një familje në këto raste?!


A e dini që një duzinë pacientësh kërkojnë ndihmë financiare sistemit bankar a miqve, ndërsa faturat e majme rëndojnë mbi familjarët e tyre ndër vite??! Ndërkaq sejcila prej jush ushqen propagandën këtu, për arsye që dihen tashmë, duke pritur padurimthi tetorin rozë e jo vetëm.
A e dini ju të zgjedhurat tona, që pagesa e kempit për çdonjërën që përballet me këtë përbindësh, është e pakonsiderueshme, fyese e poshtëruese në kufijtë e të papërfytyrueshmes.

A dini ju se për të shpënë bukë në shtëpi tek të vegjëlit e tyre, shumë syresh refuzojnë kempin dhe i kthehen punës dhe pasi kimioterapia dërrmuese, i sakaton mëndjen e fizikun e brishtë, duke refuzuar sakaq ti tregojnë punëdhënësit për sëmundjen e rëndë me frikën e ankthin që fëmijët mund të mbeten pa bukë një ditë.


Me fytyra të bardha si letër, me duar e gjymtyrë që u dridhen nga dhimbjet, plot dinjitet e krenari sakaq, sejcila refuzon në çdo rast mëshirën duke zgjedhur të bëjnë përpara, për gjithë kohën që u ka mbetur…!


Shteti nuk duket askund e si me magji në shumë raste zhduken dhe “miqtë e dashur”, duke i treguar çdonjërës ndodhur në këto kushte, se të kalosh provën në kësi rastesh është një test i vështirë dhe në shumë raste i pamundur.


Në të gjithë botën politikat e posaçme sociale e shëndetësore, i mundësojnë çdonjërës, përveç mjekimit falas e cilësor dhe një jetesë dinjitoze për shkak dhe të suportit financiar posaçërisht.
E ndërkaq askush nuk është i imunizuar në këtë rrugëtim jetësor!


Uroj që disa prej jush të reflektojnë e të heqin nga profili i tyre fjongot rozë, në shenjë revolte, për dhimbjen, trishtimin, pasigurinë apo mundësitë e munguara të mijërave grave e vajzave, për shkak të prapësive të këtij sistemi kryesisht, kosto e drejtpërdrejtë kjo në shëndetin e tyre.
Mos harroni në mundshi që çdo mëngjes a mbrëmje një grua a vajzë e re largohet pa dëshirë nga kjo botë, e përveç boshllëkut të madh që le tek të dashurit e saj një duzinë prej tyte nuk arrin ti japin zë, revoltës, zemërimit a pamundësisë që ndeshin ditë pas dite.


E duke skërmitur dhëmbët sakaq, nga dhimbja e zemërimi, çdonjëra kujdeset të vijojë punën pa u ankuar, duke mos neglihuar të paguajë dhe taksat, që sejcila prej jush të mos humbasë pagën e majme në fund të muajit.


Uroj të gëzoni shëndet të mirë sejcila prej jush të nderuara zonja a të zgjedhurat tona kudo ndodheni, në rast të kundërt “tetori rozë”, do tu duket krejt mavi ju siguroj.


Në mungesë të kontributit në favor të mijëra grave e vajzave ndodhur në këto kushte, na e kurseni hipokrizinë në mundshi…!

*Autorja është avokate

MË TEPËR

Kioske8 orë më herët

“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia” – Viktor Orbán

Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore....

Mix8 orë më herët

Honor Magic V Flip: smartphone i ri i palosshëm me bateri 4,500 mAh

Disa imazhe të smartfonit të ri të palosshëm Honor kanë rrjedhur në internet, si dhe disa detaje mbresëlënëse rreth baterisë...

Mix8 orë më herët

Apple dhe Samsung monopolizojnë renditjen e smartfonëve më të shitur. Zbuloni top 10-shen

Sipas të dhënave të fundit nga Counterpoint Research, Apple dhe Samsung mbajtën një kontroll të fortë në tregun global të...

Mix8 orë më herët

Njihuni me simptomat e kancerit të mushkërive!

Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme që prekin njerëzit në mbarë botën. Njohja dhe...

Aktualitet8 orë më herët

Dashamir Shehi ndahet nga Berisha e Basha: S’e kanë vrarë mendjen fare për hallet e qytetarëve!

I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK Dashamir Shehi, është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë...

Kryesore8 orë më herët

Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Rama: Katunar pa pretendime dhe i padukshëm

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar pas 2 dekadash...

Mix8 orë më herët

Lady Gaga zbulon nëse do të ketë një vazhdim të “Telephone”

Lady Gaga dhe Beyoncé mund të mos kenë publikuar një vazhdim të “Telephone” në Cowboy Carter, por një bashkëpunim tjetër...

Mix9 orë më herët

Oriola Marashi publikon foto nga palestra, “çmend” rrjetin me linjat trupore

Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare. Pozat e saj provokative nuk mungojnë thuajse për...

Kioske2 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix2 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Facebook