Lidhu me ne

Mix

Kur përdoret VIAGRA, cilat janë përfitimet dhe rreziqet e kësaj pilule

Nëse jeni një burrë që po hasni probleme me ereksionin në krevat, mos u mërzitni pasi nuk jeni as i pari dhe as i vetmi. Sipas statistikave, rreth 60% e meshkujve kanë probleme  në një fazë të jetës së tyre për të përjetuar ereksion ose për ta mbajtur atë. Gjithashtu, rreth 30% e meshkujve kanë raportuar se kanë qenë nën moshën 40-vjeçare kur kanë pasur për herë të parë probleme me ereksionin. 

Ka shumë faktorë që mund të jetë përgjegjës për dëmtimin e aftësive tuaja seksuale. Disa prej tyre nuk mund t’i kontrolloni dhe disa të tjera janë të ndërlidhura me anën psikologjike dhe stilin e jetesës.Nëse jeni duke pasur probleme të tilla, me siguri se ju ka shkuar ndër mend të përdorni viagra. Por, çfarë duhet të dini për këtë pilulë

Fillimisht, a duhet të përdorni viagra?

Duke qenë se simptomat e disfunksionit erektil mund të jenë të ndryshme, është paksa vështirë të sugjerohet.

Sidoqoftë, nëse vazhdimisht jeni duke pasur vështirësi të vazhdueshme për të patur ereksion, mund të përdorni viagra, por jo atëherë kur i keni këto probleme herë pas here. Paraprakisht duhet të keni parasysh se shumë probleme shëndetësore mund të shkaktojnë probleme me ereksionin, duke përfshirë stresin, alkoolin, drogërat lodhjen etj. 

Si ndikon viagra?

Disfunksioni erektil kryesisht shkaktohet nga ngushtimi apo bllokimi i arterieve të cilat e bartin gjakun në penis, e këtu viagra reagon kundër. Viagra përmban një përbërës që quhet sildenafil, i cili funksionon duke parandaluar veprimin e një kimikati në trupin tuaj që quhet fosfodiesterasi tipi 5.

Kjo i relakson enët e gjakut dhe e përmirëson qarkullimin e gjakut në penis pas stimulimit seksual, gjë e cila ju ndihmon ta mbani dhe arrini ereksionin.

Sa shpejt funksionon viagra dhe sa zgjat?

Pavarësisht miteve rreth kësaj pilule, viagra nuk ju sjell ereksion të menjëhershëm dhe nuk funksionon përveç nëse jeni të stimuluar seksualisht.Sidoqoftë, mund të fillojë të funksionojë brenda vetëm 30 minutave.

Për ta shijuar maksimumin e kësaj pilule, ju dhe partnerja duhet të angazhoheni në paralojë seksuale. Ndërkaq sa i përket zgjatjes së ereksionit, zakonisht largohet pasi ta keni kryer marrëdhënien. Megjithatë, nëse eksitoheni menjëherë pasi e keni kryer aktin seksual, atëherë viagra mund t’ju mundësojë ta keni edhe një ereksion tjetër deri në katër orë pasi ta keni përdorur pilulën.

A sjell rreziqe përdorimi i viagrës?

Po, viagra ka efekte anësore, ndër ankesat më të zakonshme përfshihet dhimbja e kokës, skuqja, marrja e mendve, bllokimi i hundëve, problemet me shikim, etj, por këto ndodhin te më pak se një në 10 meshkuj.

Sidoqoftë, nëse ereksioni zgjat më shumë se katër orë dhe keni dhimbje në gjoks apo humbje të papritur të shikimit, menjëherë shkoni te doktori.

MË TEPËR

Sport8 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix8 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix8 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix8 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix8 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix8 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix9 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix9 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix9 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix9 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook