Lidhu me ne

Mix

Risia më e fundit nga seriali “The Rings of Power”!

The Lord of the Rings: The Rings of Power” do të ketë në plan të parë një personazh femër. Aktorja Morfydd Clark luan në serialin e ri si Galadriel, një luftëtare kukudh që dëshiron të parandalojë kthimin e së keqes në Tokën e Mesme.

Seriali i bazuar në romanet e J.R.R. Tolkien është një nga më të shtrenjtët ndonjëherë dhe do të fillojë transmetimin në Amazon ditën e sotme. Njëri nga producentët ekzekutivë të serialit, Patrick McKay, tha se Tolkien kishte “disa nga personazhet më të mëdha femërore në letërsi” dhe Galadriel ishte ndër të parët që u erdhi ndërmend shkrimtarëve të serialit. Pjesë e projektit janë gjithashtu edhe aktorët, si Robert Aramayo, Ismael Cruz Cordova, Sophia Nomvete dhe Nazanin Boniadi, dhe zhvillohet mijëra vjet përpara “Hobit” dhe “The Lord of the Rings”.

Seriali i ri i “Lord of the Rings” ka kushtuar 1 miliardë dollarë, por traileri i tij shkaktoi pakënaqësi të mëdha në rrjet. Arsyeja ishte se në role xhuxhësh dhe elfësh janë vendosur aktorë me ngjyrë, çka u konsiderua si diçka e pavend në fantazinë e konceptuar krejt ndryshe që në fillim. Sophia Nomvete interpreton një princeshë xhuxhe, gruaja e parë me ngjyrë dhe femër që luan një xhuxh. Lenny Henry vjen si një elf i zi. Fansat e “Lord Of The Rings” shpërthyen në kritika në Twitter.

Regjisori Peter Jackson ka pranuar në një intervistë të dhënë së fundmi se kishte menduar t’i nënshtrohej hipnozës. Qëllimi i këtij veprimi do të ishte që ta bënte të harrojë “The Lord of the Rings”, në mënyrë që t’i shikonte ato filma si një shikues i zakonshëm. Regjisori fitues i çmimit Oscar, u shpreh për “Hollywood Reporter” se:

Kur i kemi realizuar filmat “The Lord of the Rings”, gjithmonë jam ndier sikur jam ai personi i pafat që nuk mund ta shikonte filmin kur erdhi për herë të parë në kinema. Në kohën kur fillonin xhirimet, unë do të isha i zhytur tashmë në ato filma për pesë apo gjashtë vjet. Fakti që nuk mund t’i shikoja si gjithë të tjerët, ishte një humbje e madhe për mua. Mendova seriozisht të shkoja te një hipnoterapist për të më hipnotizuar në mënyrë që të mund t’i harroja filmat dhe atë që kisha bërë për gjashtë apo shtatë vitet e fundit që të mund t’i shijoja ato filma.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook