Lidhu me ne

Radar

Votimi i mesnatës – kërcënim për pluralizmin

Nga Enton Abilekaj

Votimi i mesnatës - kërcënim për pluralizmin

Asgjë nuk ndryshoi për Dosjet me amendamentin Alibeaj. Nuk u hapen Dosjet, siç pretendoi hartuesi. Çdokush që dëshiron të ketë akses personal në një dosje, pa të drejtën për publikim, duhet të japë një arsye të fortë që të bindë Komisionin. Nëse e publikon më pas, do të mbajë përgjegjësi. Deri sot, këtë akses e ka patur të pakufizuar nga Komisioni, çdo njeri që ka qenë i prekur nga Sigurimi i Shtetit, pra çdo njeri i interesuar.

Amendamenti Alibeaj nuk ishte shërbim për publikun, as për ish- të pëndjekurit. Nuk e meritonte fjalimin patetik që deputeti mbajti përpara se të deklaronte votën kundër. Përmalljen me të përndjekurit, ndjesën që u hapën dosjet kaq vonë. Ishte një mashtrim i lirë, për të justifikuar një ndyrësi të shtrenjtë, dorëzimin e votës së demokratëve tek Edi Rama.

Mbrëmë ishte rasti i tretë që vërtetoi përfundimisht, se vota e 25 prillit kundër Edi Ramës, është marrë peng nga një grup deputetësh të opozitës, për ta futur në pazar, për t’i marrë ç’të munden një qeverie të korruptuar në këmbim të një maxhorance me 95 vota, të aftë për të ndryshuar edhe Kushtetutën.

Nuk ka asnjë ndryshim në raportin e Shqipërisë me dënimin e krimeve të Komunizmit. Lustracioni, ndalimi i pjesëmarrjes në jetën publike, u hodh poshtë. I vetmi ndryshim është që dosja e Ilir Metës do rishikohet, që kryetari i partisë së dytë opozitare do të bëhet viktimë e një pakete ligjesh për ta nxjerrë nga politika. Vota e mesnatës, ishte hapi i parë i dy ligjeve të tjera, që do ta ndalojnë Metën të jetë në politikë.

Nga sot fillon puna për ndryshimin e ligjit për Dekriminalizimin, ku do përfshihen edhe ish – bashkëpunëtorët e sigurimit dhe pastaj deklasifikimin e dokumenteve shtetërore, kur do bëhet diskretitimi publik i kundërshtarit të Edi Ramës. Ndërsa për ligjin e miratuar në mesnatë nuk kishte nevojë për shumicë të cilësuar, për 2 të tjerët do të duhen më shumë votat e trafikuara të opozitës, pazari do rritet, fitimi gjithashtu.

Kjo nuk ka lidhje me Ilir Metën, kjo ka lidhje me mënyrën se si Edi Rama heq qafe kundërshtarët e tij. Ish – Presidenti, i zgjedhur me votat e Partisë Socialiste, është njeriu që e solli dhe e mbajti Ramën në pushtet, është përgjegjës për më shumë se kaq, përpara publikut, por nuk po ndëshkohet nga publiku për përgjegjësitë e tij. Edhe luksin e ndëshkimin me votë, Edi Rama po ia merr publikut, nuk do ta lejojë as të futet në zgjedhje.

Verbëria e pushtetit absolut, e planeve antidemokratike për të paravendosur zgjedhjet, që bëhen ndryshime Kushtetuese si në 30 korrik 2020, këtë herë nuk gjeti partnerë deputetët e fundit të listave, por ata që kryesuan listat e opozitës. Korrupsioni banal i 2020, u zëvendësua me një Pazar të shtrenjtë në 2022.

Ajo që ndodhi mbrëmë ishte fillimi i një aksioni ligjor antiopozitar, që si shënjestër të parë ka ndalimin me ligj të pjesëmarrjes së Ilir Metës në politikë. Me 95 votat e mesnatës, pluralizmi është i kërcënuar më shumë se kurrë, tashmë jo vetëm nga një pushtet personal absolut, por edhe nga një grup deputetësh që ka vendosur të bëjë opozitën false dhe që besojnë se etja e Ramës për pushtet, do tu japë atyre ekskluzvitetin e opozitarizmit.

Pas këtij votimi, çdo përpjekje për t’u marrë vesh brenda PD-së ka marrë fund, çdo takim është vetëm në dëm të opozitarizmit, u jep kredo shërbëtorëve të Edi Ramës që kanë zënë karriget e opozitës. Përballë këtij rreziku, mëkatet e Metës dhe Berishës duken vetëm justifikime për t’ju shmangur përballjes me nje Pushtet që, pasi ka marrë gjithçka, tani po merr edhe opozitën me ligj.

Në vend të bisedimeve për bashkim, në vend të llogarive për peshën elektorale të shërbëtorëve të Edi Ramës në PD, ata që kanë shumicën e votave opozitare, duhet të denoncojnë atë që ndodhi mbrëmë dhe të distancohen përfundimisht nga mercenarët.

Të paktën opozitarët duhet ta dinë në zgjedhjet e ardhshme, që vota e tyre, edhe pse mund të mos e largojë Ramën, nuk do shkojë përsëri në shërbim të pushtetit të tij, edhe nëse nuk i jep dot fund autokracisë, nuk do t’i dorëzojë asaj edhe pushtetin e opozitës.

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix22 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix22 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar22 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar22 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix22 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook