Lidhu me ne

Aktualitet

Ky në foto është përbindëshi i ri i betonit që po ngulet në zemër të Tiranës

Nuk ndalen kullat në Tiranë/ Një përbindësh 60 kate tek Rruga e Kavajës

Nga Klodian Tomorri

Nuk ndalen kullat në Tiranë/ Një përbindësh 60 kate tek

Marrëzia nuk ka fund. Përkundrazi, tani është shndërruar në një garë se kush rend më shumë pas saj. Nisi me 20 katësha, që më vonë u bënë 30. Pastaj miratuan leje për kulla me 40 kate duke u justifikuar se Shqipëria duhet të kishte rrokaqiellin e parë. Tani nuk kanë më kufi.

Ky në foto është përbindëshi i ri i betonit që po ngulet në zemër të Tiranës. Një kullë me 58 kate, e cila do të ndërtohet tek Rruga e Kavajës, aty ku sot është Volkswageni. Ndërtuesi? Agron Papuli, një biznesmen të cilin opozita e cilëson mikun e ngushtë të kryeministrit Edi Rama.

Një ditë më parë, MCN publikoi ekskluzivisht vendimet e fshehta të KKT në korrik për miratimin e lejeve për 12 kulla të reja në Tiranë, një pjesë e të cilave në zonën më të dendur të saj, në ish Bllok. Për këto kulla lejet tashmë janë të zbardhura. Por me sa duket ka dhe të tjera në process. Dhe kulla tek Rruga e Kavajës, është një prej tyre.  

Gara për kullat në Tiranë është aq e ethshme, saqë rekordi i lartësisë thyhet thuajse çdo vit. Downtown One, kulla 40 katëshe e kompanisë Kastrati e gëzoi rekordin si ndërtesa më e lartë në Tiranë dhe Shqipëri, më pak se 1 vit. Tashmë kulla më e lartë do të jetë 58 katëshi tek rruga e Kavajës. Por edhe kjo me gjasa do të rrëzohet shumë shpejt nga podiumi, pasi pak javë më parë u prezantua projekti për një tjetër shumëkatësh tek gropa e Hajdin Sejdisë.   

Zakonisht garat sjellin zhvillim. Mirëqënia e përgjithshme e popullsisë rritet kur bizneset garojnë në treg se kush ofron produktin më të mirë me koston më të lirë. Kapitali human zgjerohet kur shkollat garojnë me njëra tjetrën për studentët më të mirë, e kështu më radhë. Por kjo e kullave është një garë që sjell shkatërrim.

Aktualisht Tirana urbane është një nga qytetet më dendësinë më të lartë të popullsisë në Europë. Në zona të caktuara të qytetit dendësia e popullsisë shkon, sipas INSTAT, deri në 35 mijë banorë për kilometër katrorë. Përbindëshat e betonit që miratohen në seri vetëm do të shtojnë më shumë përqëndrimin e popullsisë në një qytet, i cili nuk ka parqe, nuk ka ka infrastrukturë, ka ndotjen më të madhe në Europë dhe është i zënë në kaps nga trafiku.

Ky paska qenë fundi tragjik i Tiranës, një qyteti të cilit identitetin ja kanë shkatërruar me kohë. Tani po i shkatërrojnë gjithçka tjetër, duke e shndërruar në një fjetore të madhe betoni, ku nuk mund të jetohet më. Dhe kur nesër Tirana të jetë shndërruar në një fantazëm urbane, ndoshta koha do të shkruajë edhe epitafin. “Ky qytet u vra nga vizioni i mbrapshtë i një udhëheqësi, grykësia e fitimeve te shpejta dhe paratë e krimit.”/ MCN

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook