Lidhu me ne

Mix

Ilaçet që duhet të merrni me vete në një udhëtim

ilacet udhetim

Pasi të keni kontrolluar se keni vendosur në valixhe gjithçka që ju duhet kur niseni për një udhëtim, një vëmendje të veçante duhet ti kushtoni dhe çantës së ndihmës së shpejtë që duhet marrë me vete. Shumë e rëndësishme është që ilaçet të rruhen në kutitë e tyre origjinale bashkë me fletë udhëzuese, pasi mund të rezultojnë shumë të nevojshme në rast se keni dyshime mbi përdorimin apo të dhënat për një ilaç.

Por si rregull i përgjithshëm këshillohet të mos e ekzagjeroni me blerjen e ilaçeve që shpesh hidhen sapo ktheheni në shtëpi, vetëm nëse destinacioni që keni mund të jetë i vështirë për të marrë trajtimin e duhur.

Një tjetër faktor që duhet të keni në mendje në fazën e përgatitjen, në rastin e udhëtimit me avion, duhet të kufizoni vëllimin e lëngjeve që merren në çantën e dorës. Gjithësesi para se të niseni informohuni në kompaninë ajrore për të dhëna specifike.

ÇFARË DUHET TË MERRNI ME VETE

• ilaçet për udhëtimin, në rast se keni nauzea, apo siç e themi në gjuhën popullore “të zë makina, avioni, deti) Mund të zgjidhni forma të ndryshme që janë në farmaci si ato që përtupen si çamçakëz, ato që tretn, supost etj.

• Antipiretikët, pra ilaçet për të ulur temperaturën, siç është paracetamoli, apo ilaçet që kanë atë si bazë. Mund të përdoret dhe një sinonim i tij siç është acetaminofen shumë i përdorur jashtë vendit.

• Një antiinflamator me përdorim nga goja, më mirë nëse e keni përdorur në të shkuarën për të ditur dozën dhe përgjigjen e vetë organizmit, të nevojshme për dhimbje koke, dhëmbësh, dhimbje shpine…mes ilaçeve më të zakonshme kujtojmë aspirinën, ibuprofenin, diklofenak, naproksen etj.

• Ilaçe për trajtimin e çregullimeve të tretjes, si djegie të stomakut, apo ndjesi fryrje të barkut.

• Sipas destinacionit ku do të udhëtoni mund të jetë i nevojshëm një produkt për tu aplikuar kundër insekteve ku përfshihen dhe kremëra kortizonik të nevojshme për ndonjë dermatit të kontaktit në rastin e reaksioneve alergjike.

• Mbrojtjet ndaj diellit dhe trajtimi i djegieve të vogla, sidomos gjatë udhëtimeve të verës.

• Pikat për syrin, të cilat do ishin mirë në paketim me një dozë të vetme.

• Shami dezinfektuese, garza sterile dhe leukoplast për plagë të vogla.

• Fermente laktike (prerferohet e qëndrueshme në temperaturën e dhomës) për të parandaluar diarrenë, dhe ilaçet për trajtimin akut në gjendje të bllokojnë episodin; shpesh harrohen, por rezultojnë shumë të nevojshme edhe kripërat rihidratuese që përdoren në rastet e vjelljes/diarresë, sidomos tek fëmijët për të parandaluar dehidratimin.

• Këshillohuni me mjekun për një antibiotik të spektrit të gjerë për infeksione të mundshme nëse desitancioni ku do shkoni nuk e ka të lehtë aksesin në ndihmën mjekësore.

• Një laksativ i mundshëm

• Antihistaminikët për alergji të kontaktit, ushqime… që mund të jetë në formë topike (krem) apo ilaç nga goja. Këshillohuni me mjekun nëse duhet të merrni kortizonin për episode të rënda.

• Termometër.

• E fundit, por jo më pak e rëndësishme, çdo ilaç që lidhet me probleme të veçanta personale, për përdorim kronik apo jo.

/ MeMjekun.com

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix10 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix10 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix10 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix10 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix10 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix10 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix10 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix10 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar11 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook