Lidhu me ne

Radar

U mbyll nga qeveria, Berisha me prindërit e kopshtit “Zubeyde Hanim”: Historia më e turpshme në Europë

U mbyll nga qeveria, Berisha me prindërit e kopshtit “Zubeyde Hanim”: Historia më e turpshme në Europë

U mbyll nga qeveria, Berisha me prindërit e kopshtit "Zubeyde

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bisedë të hapur me prindërit e vogëlushëve të kopshtit ‘Zubeyde Hanim’, i cili u mbyll më 23 shtator me urdhër të ministrisë së arsimit.

Berisha e cilësoi vendimin e qeverisë si historinë më të turpshme në Europë dhe një nga ngjarjet më të rënda që mund ti ndodhë një vendi të pavarur e sovran.

Berisha: Mbylljen e kopshtit të fëmijëve, e kam konsideruar dhe konsideroj një nga ngjarjet më të rënda që mund ti ndodhë një vendi të pavarur, sovran. Asgjë nuk detyron një qeveri më shumë se fëmija, asgjë nuk detyron një prind më shumë se fëmijë, asgjë nuk detyron më shumë se fëmija.

Të vendosësh të mbyllësh një kopsht me 250 fëmijë është pak të thuash se je 250 herë i çmendur, amoral, ia paftyrë, i pakarakter. Të gjithë ata që rrisin fëmijë, kanë fëmijë, vogëlushë, që i përcjellin çdo ditë në kopsht e dinë se çfarë lidhje shpirtërore ekziston mes fëmijës, shoqeve, shokëve, kujdestarëve të kopshtit vet.

Nuk ka njeri normal që mund të imagjinojë të mbyllë një kopsht pa asnjë shkak, me urdhër nga jashtë. Këtë e bën vetëm një qeveritar që është i shkëputur tërësisht nga interesat e fëmijëve në radhë të parë, ëndërrat e fëmijëve, nga interesat e prindërve, shoqërisë, që bën gjithçka për karrigen e tij, që nuk jeton në një realitet që nuk ka nocionin më elementar se çfarë do të thotë sovranitet i vendit.

Në rastin konkret, për këtë tokë, vend, 500 vjet me radhë vendimet janë marrë në Stamboll, por u shkëputën nga ajo kohë. Vendimet duhet të merren në Tiranë. Kjo e kopshtit të fëmijëve është historia më e turpshme. Dikur perandoria mbyllte shkollat se mësohej shqip në to, por ne nuk jemi këtu për të bërë historinë me perandorinë, sepse ne me Turqinë kemi punuar dhe punojmë për të shkruar faqe bashkëpunimi dhe miqësie.

Ka probleme të brendshme ai politike dhe urdhëron vasalin e tij në Tiranë të mbyllë kopshtin. Dhe ky është asht anti prind që e bën këtë. Çfarë do të ju them unë këtyre vogëlushëve, se nesër nuk do të shkoni në kopsht se e ka mbyllë qeveria, si mund të ndodhë kjo. Kjo është historia më e turpshme në Europë, nuk mund të përshkruhet.

Del dhe e falënderon ministri i Jashtëm turk, i cili dikur ka qenë një njeri i shquar i të drejtave të njeriut. Këtu është shkelur çdo ligj, rregull, parim, njerëzor, kushtetues, ligjor. Por edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Unë kam punuar për marrëdhënie miqësore mes Shqipërisë së Turqisë, por unë i them presidentit turk, ai e di mirë fjalën time, se në këtë mënyrë në këtë  vend interesat turke marrin fund. Nuk mund të trajtohen shqiptarët në këtë mënyrë për karrigen e Ramës.

Çfarë do të thotë kjo. Çfarë rreziku ka një kopsht shembullor me 250 fëmijë. Çfarë interesash janë këtu. Këtij mund ti thuash çdo fjalë, por nuk ka asnjë gjë shqiptare.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix3 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix3 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix3 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix3 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar3 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook