Lidhu me ne

Radar

22 arsye për të dalë në protestë

BUJAR LESKAJ

22 arsye për të dalë në protestë

Sipas INSTAT, në tetë vite vitet 2014-2021 Shqipërisë i janë larguar në emigracion ekonomik mbi 637 mijë qytetarë, ose sa qarku i Fierit, Vlorës dhe Kukësit së bashku! Largohen të rinjtë, profesionistët, madje edhe sipërmarrësit.

1.Boshatisja e frikshme e vendit.

Sipas INSTAT, në tetë vite vitet 2014-2021 Shqipërisë i janë larguar në emigracion ekonomik mbi 637 mijë qytetarë, ose sa qarku i Fierit, Vlorës dhe Kukësit së bashku! Largohen të rinjtë, profesionistët, madje edhe sipërmarrësit

2.Braktisja e pashpirt e qytetarëve në mes të rrënimit dhe të çmimeve të rritura.

 Megjithëse me një sufiçit të ardhurash në Buxhetin e Shtetit mbi gjysëm miliardë euro në dhjetëmujorin janar-tetor 2022 dhe parashikim për rritje të ardhurash buxhetore me 10 përqind për vitin 2023, asnjë paketë ndihme për shtresat më të pambrojtura të popullsisë. Paturpësi dhe skandal!about:blank

3. Kanabizimi masiv i vendit.

Sipas Raportit të vitit 2022 për tregun e drogës në vendet e BE-së, të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga (https://www.emcdda.europa.eu/…/trends-developments/2022_en), ” Shqipëria për disa vite ka qenë një prodhues kryesor i kanabisit bimor të destinuar për tregun europian”.

4. Rrënimi ekonomik nga PPP-të.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në Shqipëri, kontratat koncesionare të tipit partneritet publik-privat(PPP), jo vetëm kapin mbi 16.5 përqind të prodhimit kombëtar, shifra më e lartë në krahasim me GDP-në në të gjithë Evropën, por janë të përgatitura pa konsideruar raportin kosto-përfitime dhe në shumicën e tyre, përmbajnë risqe, të cilat i përballon ose të gjitha, ose pjesën më të madhe, Buxheti i Shtetit.

5. Ligjet e qepura me dorë.

Sipas organizatës prestigjoze Transparency International dhe Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka cituar në raportet e tij, Shqipëria “shkëlqen” në ligje të përgatitura mbi bazën eskluzive të interesave të një lobi biznesi, madje edhe të një biznesi apo oligarku të caktuar. Mjafton të përmendim Ligjin për Teatrin Kombëtar, masakrën e tokave sipas Ligjit 2020, si dhe abuzimet masive me Ligjin e Investitorit Strategjik.

6. Dorëzimi i interesave kombëtare, duke rrënuar perspektivën e konkurrueshmërisë së ekonomisë kombëtare, me pjesëmarrjen në nismën “Ballkani i Hapur” të vëllait siamez të Ramës, Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

7. Dorëzimi i detit te grekët, me një rënie dakord me qeverinë e vendit fqinj, për ta adresuar çështjen në një gjykatë ndërkombëtare, duke dobësuar dukshëm pozitën kombëtare në përcaktimin e ujrave të Shqipërisë sipas rregullave të mirëdefinuara të vijës bregdetare.

8.Gati dyfishimi i borxhit publik.

Në nëntë vjet 2013-2022, borxhi publik i Shqipërisë(ai zyrtari dhe borxhi i fshehur i detyrimeve PPP, detyrimeve të TVSH, detyrimeve nga gjygjet ndërkombëtare, etj.) ka kërcyer nga 68% në 116%!

9. Shpërdorimet galopantë në investimet publike.

Kosto mesatare e 1 km rrugë e trefishuar në nëndë vitet e fundit!

10. Politika e fasadave

Shpenzime në nivele 50-60 milionë euro në vit, jo sipas 3 E-ve(Efektivitet, Efiçiencë dhe Ekonomicitet) dhe parimeve të OECD/SIGMA të administrimit të përgjegjshëm të financave publike.

11. Gropa e zeza financiare në naftë dhe në energjitikë.

Politikë qeveritare që lejoi dhe nxiti abuzimet masive me koncesionet në naftën shqiptare dhe me blerjet dhe shitjet skandaloze të energjisë elektrike nga KESH.

12. Instalimi i antikulturës së papërgjegjshmërisë.

Asnjë nga zyrtarët e lartë të sektit Rama, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion nga institucionet e pavarura të vendit, nuk është larguar nga detyra. Në të kundërt, disa janë promovuar.

13. Konsiderimi i opozitës si armike.

Fjalori denigrues, sulmet verbale dhe tentativat për blerje të përfaqësuesve të opozitës janë kthyer në dukuri të përhershme e të zakonshme të sektit në qeverisje, të motivuar dhe duke dhënë shembullin personal në këto sulme vetë Lideri Global.

14.Goditja e ulët ndaj mediave.

Nuk mjaftojnë vetëm insinuatat dhe sulmet verbale të mediave pranë qeverisë. Sa herë mediat e pavarura të vendit sulmojnë dhe denoncojnë aferat qeveritare, nga organet tatimore dhe doganore, nisin si breshër kontrollet selektive dhe gjobat ndaj kompanive që i financojnë këto media, për t’i rrënuar.

15.Inkurajimi i grupeve kriminale dhe pastaj të “hanë kokat”.

Përdorimi i elementëve me të kaluar kriminale dhe i grupeve kriminale gjatë fushatave zgjedhore është tashmë një dukuri e zakonshme gjatë nëntë viteve të fundit, e denoncuar dhe nga raportet e OSBE/ODHIR.

16. Uzurpimi i të gjitha institucionece të pavarura dhe (keq)përdorimi i tyre.

Rasti i fundit flagrant ishte ai i përdorimit të Autoritetit të Dosjeve në sulmin e paprecedent dhe të turpshëm ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta.

17. Shkatërrimi i bujqësisë.

Realizimi i politikave fiskale inkoherente dhe bllokuese të prodhimit të brendshëm. U zerua rimbursimi i TVSH 6 përqind në blerje për fermerët dhe u vu një taksë e re 10 përqind TVSH për lëndët e para. Pragu i rimbursimit të TVSH për investimet kapitale në bujqësi (blerje makinerish, linjash prodhimi, etj.) u dhjetëfishua! Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2022 ishte më i ulët se ai i vitit 2021, ndërsa mungojnë për këtë vit investimet për kanalet vaditëse dhe kulluese nga fondet e Buxhetit të Shtetit.

18.Mungesë e mbrojtjes së biznesit dhe gjoba selective ndaj tij.

Janë me dhjetëra biznese të rrënuara nga kontrollet selektive dhe gjobat ndaj aktivitetit të tyre, ndërkohë që bizneset “mavi”, favorite të Ramës dhe sektit të tij, nuk kontrollohen asnjëherë dhe fitojnë tendera pafund nga buxheti i Shtetit.

19. Propagandë arrogante dhe manipuluese, gebelsiane.

Çdo ditë, që nga orët e para të mëngjezit, mendja e qytetarit të thjeshtë bombardohet nga mijëra mesazhe dhe statuse, si dhe qindra shkrime, intervista dhe video në faqet në internet të institucioneve qeveritare, në mediat sociale dhe në mediat tradicionale. Çdo ditë deformohet realiteti, për të sprucuar vetëm bojën rozë të pseudo-“arritjeve” të sektit.

20. Grabitja e Butrintit përmes dhënies me koncension.

Kjo formë krejtësisht e pazakontë dhe e paprecedent në Evropë, e dhënies me koncesion privatit të thesareve arkeologjike të vendit, si Parku Kombëtar i Butrintit, përbën një goditje mizore dhe shkatërruese ndaj trashëgimisë sonë kulturore, ruajtjes dhe zhvillimit të saj.

21. Gllabërimi i Sheshit të Flamurit të Vlorë dhe përgjysmimi I sipërfaqes së tij, gjoja e duke e “rikualifikuar”

Ndërhyrjet në Shesh përbëjnë një goditje të rëndë të simbolit dhe vetëdijes kombëtare për vlerat tona historike.

22. Dhënia me koncension e Portit të Durrësit.

Procedura koncesionare po realizohet përmes kontratave dhe marrëveshjeve okulte, duke dëmtuar rëndë interesat e ekonomisë kombëtare dhe mundësitë e zhvillimit në të ardhmen të portit kryesor të vendit.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook