Lidhu me ne

Radar

Salianji tregon planin e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve

salianji Bashaaa 1280x720

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në ‘Debat’ nga Alba Alishani në ‘A2CNN’ ka folur në lidhje me projektin e ish-kreut të PD, Lulzim Basha.

Sipas Salianjit, teksa është pyetur nëse kemi të bëjmë me një tentativë të Bashës për tu rikthyer në krye të PD, ky tashmë është një projekt.

Deputeti demokrat vijoi më tej duke thënë se e gjitha ‘loja’ e negociatave brenda partisë ishte thjesht një veprim për t’i hedhur hi syve të publikut që përpjekja u bë, por nuk u arrit në asnjë marrëveshje.

Salianji përmendi gjithashtu edhe vendimet e gabuara të marra nga Basha, ndër të cilat përmendi djegien e mandateve, për të cilat tha se edhe pse ishin kundër këtij vendimi, ata sërish e mbështetën ish-kryedemokratin në këtë vendim.

“Cilido prej drejtuesve që ka marrë përsipër që të drejtojnë pjesë ne PD, do të mbahen përgjegjës pas këtyre zgjedhjeve përpara votuesve të tyre.

Një nga elementët që unë kam thënë në publik dhe që e kam kundërshtuar rikthimin e z. Berisha, ka qenë që, nuk mund të jemi me konceptimin e pronësisë së partisë.

Tani ai po pronëson atë partinë e vogël që i ka mbetur, por e mban edhe me gjykatë peng, ashtu siç po mbahet, për të kthyer kë? Për t’u rikthyer prapë dhe të vimë në shtator këtu dhe të diskutojmë rikthimin e madh të Bashës?

Ky është i gjithë diskutimi që e kam thënë pothuajse një vit më parë dhe e them prapë. Pra, që të mbajmë partinë e vogël, që ta kemi këtu, që të pengojmë këta të tjerët?

Një rikthim i mundshëm i Bashës?

Jua kam thënë që ky është projekt. Nuk ka diskutim fare. Nuk ka një dorëheqje. Pra, për aq kohë sa ka influencë, ai e drejton atë pjesë aty që i ka mbetur.

Do ta shikoni që me kohën pas zgjedhjeve do të kemi prapë këtë qëndrimin që, ja ku jemi, u rikthyem sepse edhe këta nuk ia dolën dot e kështu me radhë.

Për çfarë i duhet ky projekt minimalist, i pavlerë elektoralisht Lulzim Bashës?

E kam thënë që e gjithë kjo pjesa e negociatave ishte thjesht për ti hedhur hi syve publikut që, ja ne e bëmë përpjekjen. Që kur nisi kjo gjë, dihej se ku do të shkonte, sepse gjithsecili kishte interesat personale.

Nëse ka një njeri politik në këtë vend që nuk i ka borxh as shoqëria dhe askush nga mbështetësit, përfshirë edhe personalisht, që e kemi mbështetur në çdo betejë, është ndaj ish-kryetarit të Partisë Demokratike.  

Ka marrë mbështetje masive edhe kur ka marrë vendime që kanë prodhuar pasoja tragjike për Partinë Demokratike, për opozitën dhe për sistemin politik madje në Shqipëri. Siç kanë qenë mandatet, pavarësisht se e kemi kundërshtuar në mbledhje hapur.”

Ervin Salianji

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore9 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook