Lidhu me ne

Mix

Johnny Depp kthehet në rolin e Jack Sparrow, publikon videon

Johnny Depp kthehet në rolin e Jack Sparrow, publikon videon

Johnny Depp është kthyer për pak kohë në rolin e kapitenit “Jack Sparrow”, një ndër rolet e tij më të famshëm.

Depp u shfaq me rrobat e rolit ikonik të “Piratëve të Karaibeve” për një video-mesazh drejtuar një superfansi 11-vjeçar të quajtur Kori. Në një postim të shpërndarë në mediat sociale, Kori—që i është nënshtruar dy transplanteve në zemër—shkroi se Depp e bëri videon pasi kishte dëgjuar për kanalin e tij të YouTube dedikuar piratëve të hapur së fundmi.

“Kapiten Kori, më vjen tmerrësisht keq që e humba këtë. Doja ta thosha, harrova ta them, nuk e thashë, do ta them tani. Do ta them…do ta them…” –tallet Depp, i veshur si Jack Sparrow në klipin dy minutësh. “Dëgjoj të flasin për diçka të quajtur kanal YouTube, të cilin nuk e kuptoj, por pse jo?”

Depp premton se do shoh videot e Korit, duke i uruar Korit më të mirën në përpjekjen e tij të re. “Unë jam fansi yt nr. 1, kapiten Kori”- mbyll ai mesazhin. Që nga publikimi i videomesazhit të Depp, Kori ka grumbulluar mijëra ndjekës të rinj.

Depp luajti Jack Sparrow në të pestë filmat e “Piratëve të Karaibeve”, ku më i fundit ishte filmi i vitit 2017, “Dead Men Tell No Tales”. Gjatë gjyqit të tij për shpifje kundër ish-gruas Amber Heard në fillim të këtij viti, ylli i Hollywood tha se ai nuk kishte asnjë interes të kthehej në filmat e tjerë.

Megjithatë, producenti Jerry Bruckheimer la të kuptohet së fundmi se dera mund të jetë ende e hapur për kthimin e Jack Sparrow. “Ne jemi ende duke punuar për të,” tha ai për “Associated Press”. “Asgjë nuk është ende përfundimtare, por ne vazhdojmë të bëjmë hapa të vegjël për të arritur drejt një skenari.”

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix9 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix9 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix9 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix9 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix9 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar9 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport9 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix9 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix9 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook