Lidhu me ne

Mix

Grip apo Covid-19? Mjeku tregon simptomat dalluese: Piku arrihet ne fund të janarit

Grip apo Covid-19? Mjeku tregon simptomat dalluese: Piku arrihet ne fund të

Ardhja e dimrit u pasua me një rritje të fluksit të pacientëve që paraqiteshin në spital me simptoma të gripit. Shpesh shenjat u ngatërruan edhe me Covid-19.

Mjeku Artan Simaku ka folur rreth situatës dhe ka treguar se si paraqitet gjendja me virozat e dimrit e nëse kemi të bëjmë apo jo me Covid-19.

Simaku tha për News 24 se aktualisht kemi të bëjmë me një rritje të numrit të të prekurve nga virozat e stinës, mdërsa theksoi se piku arrin në fund të muajit janar dhe në fillim të muajit shkurt.

Mjeku tregoi edhe simptomat dalluese mes gripit dhe Covid-19.

“Momentalisht situata e gripit është njëlloj si ka qenë para pandemisë, gjatë pandemisë edhe për shkak të kufizimeve gripi nuk qarkulloi dhe pati shumë pak raste viti ne dytë. Momentalisht i është kthyer qarkullimit të zakonshëm stinor, momentalisht qarkullojnë virusi i tipit A dhe tipit B. Qarkullimi është i përhapur në gjithë vendin dhe prek gjithë moshat, intensiteti është i ulët dhe ka prirje në rritje. Piku i qarkullimit arrihet në fundin e janarit dhe në fillimin e shkurtit dhe mbaron rreth muajit mars.

Tashmë kemi hyrë në fazë ne aktivitetit të zakonshëm stinor, shifrat nuk janë të larta n lidhje me gripin, por ka bashkë qarkullim të gripit dhe të Covid. Ajo që është e rëndësishme është vaksinimi. njerëzit mund të vaksinohen për të dyja viruset njëkohësisht. Përveç vaksinimit nuk duhen neglizhuar maskat, distancimi dhe higjiena për grupet me risk të popullatës.

Klinikisht nga mjekët mund të bëhet një dallim mes sëmundjeve pavarësisht se shenjat janë shumë të ngjashme. Ky dallim është temperatura dhe kohëzgjatja, gripi ka temperaturë të lartë që zgjat për 4-5 ditë dhe ka dhimbje dhe gjendje dobësie më të theksuar se covidi. Jemi në stinën ku pandemia nuk ka mbaruar akoma, vaksinimi duhet kryer për të dyja sëmundjet për të qenë më të mbrojtur”, tha Simaku.

MË TEPËR

Kryesore12 minuta më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar16 minuta më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix26 minuta më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix30 minuta më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix32 minuta më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix35 minuta më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix37 minuta më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix42 minuta më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix43 minuta më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix45 minuta më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook