Lidhu me ne

Mix

Kjo është dieta për të humbur 4 kg në muaj…

Kjo është dieta për të humbur 4 kg në

Programi dietor zgjat 2 muaj, në fund të dietës është dhe mirëmbajtja e dietës.
Gjatë muajit të parë, dieta është gjithashtu e përshtatshme për të pastruar organizmin. Duke përjashtuar disa ushqime dhe duke favorizuar disa të tjerë.

Qoftë gjatë dietës, qoftë pas dietës është gjithmonë e rëndësishme të mësohemi me kulturën e të gatuarit në mënyrë të shëndetshme.


MËNGJESI:

 Kafe elbi me 1 lugë çaji mjaltë

 3 biskota me marmelatë

 3 bajame

MIDIS VAKTEVE:

 1 dardhë ose 5-6 luleshtrydhe

DREKA:

 80-100 gr pasta integrale me salcë perimesh dhe peshku si për shembull: kallamar me kunguj dhe domate, ose: 80-100 gr oriz me perime dhe 40 gr djathë parmixhano

MIDIS VAKTEVE:

 Një ëmbëlsirë me miell integral me bazë frutash

DARKA:
 Supë me perime të stinës ose peshk levrek me perime. Nëse nuk preferoni peshkun mund të konsumoni mish në vend të tij.

Shoqërohet me:

 2 Lugë djathë grana ose parmixhano në ditë

 2 lugë në darkë vaj ulliri ekstra i virgjër

DIETA PËR GJITHË FAMILJEN

PËR PARTNERIN:
Meshkujt zakonisht kanë një masë muskulore më të rëndësishme dhe gjithashtu kryejnë aktivitet fizik. Në të dyja rastet dhe nëse partneri do të humbasë peshë ose nëse do të ruajë peshën që ka, doza e pastave dhe orizit do të jetë 100-120 gr me vaj ulliri. Në darkë, nëse dëshiron të humbasë peshë do të ndjekë të njëjtin model të darkës siç e keni ju ,pra: supë me perime të stinës ose peshk levrek me perime. Nëse nuk keni probleme me peshën mund t’ia lejoni vetes konsumimin e djathit disa herë në javë, bukën çdo darkë ose makaronat në supë.

MIRËMBAJTJA E DIETËS

Pasi të mbarojë dieta, ju mund ta mbani dietën si një pikë referimi ,duke mbajtur zakonin e ushqimeve të shëndetshme. Mund të rrisni gradualisht produktet e qumështit ,si qumësht në kafe në vend të sheqerit, 2-3 herë në javë kos për mëngjes. Në darkë mund të shtoni karbohidratet me një pjatë unike. Është e lejueshme dhe një picë me perime.

4 USHQIMET “PROBLEMATIKE”

BUKA
Duhet të përdorni bukë integrale. Mjafton vetëm një copë për t’u ndjerë të kënaqur. Dhe sa më ngadalë ta përtypni aq më shpejt do ta ndjeni ndjesinë e ngopjes. Në këtë mënyrë evitohet dhe konsumimi i tepërt i bukës.

GJALPI
Privilegjoni vajin e ullirit por dhe gjalpi ndonjëherë në kaq kohë nuk bën dëm. Mjafton vetëm një lugë për t’i bërë ushqimet tona kremoze dhe siguron vitamina si: A,E dhe D. Në këto doza nuk keni pse shqetësoheni për peshën tuaj dhe kaloritë.

PROSHUTA
Mos e bëni pjesë të zakonshme të dietës suaj por mund t’i konsumoni ato në raste speciale si një pije me miqtë,etj. Shfrytëzojini me pak bukë integrale për kënaqësinë tuaj.


VERA
Këshillohet një gotë verë për femrat dhe dy gota për meshkujt. Nëse jeni të shoqëruar mund ta rezervoni atë për aperitivin, deri atëherë shijoni disa karota.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook