Lidhu me ne

Mix

10 njerëzit më të pasur në botë, për vitin 2023

Lista e njerëzve më të pasur në botë për vitin 2023 dhe pasuria e secilit prej tyre

SHIFRA E DITËS: 10 njerëzit më të pasur në botë, për vitin 2023

Në total ndër njerëzit më të pasur në botë, numrin më të madh në listë e mbanin miliarderët nga Kina. Për vitin 2023, sipas Forbes, nga miliarderët e botës 1.058 miliarderë janë nga Kina (çdokush që ka pasuri mbi 1 miliard dollarë). Pas saj vijnë miliarderët amerikanë, teksa SHBA ka rreth 696 miliarderë. Por nëse Kina ka më shumë miliarderë, asnjëri prej tyre nuk figuron në 10 më të pasurit e këtij viti.

Në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë mbetet Elon Musk, i cili është pronar i kompanisë Tesla SpaceX. Ai së fundmi ka blerë edhe Twitter dhe ka një pasuri totale prej 250 miliardë dollarësh.

Lista e njerëzve më të pasur në botë për vitin 2023 dhe pasuria e secilit prej tyre:

Elon Musk, pronari i kompanisë Tesla SpaceX, me origjinë amerikane, vjen i pari në listën e më të pasurve në botë. Nëse flasim për pasurinë e tij totale, atëherë sipas Forbes ai ka 250 miliardë dollarë.

Në vend të dytë vjen Bernard Arnault, pronari i kompanisë LVMH me origjinë franceze. Ai vlerësohet me një pasuri prej 150 miliardë dollarësh.

Gautam Adani i Indisë, i cili është themeluesi dhe kreu i Adan Group vjen në vendin e tretë. Asetet e tij totale janë vlerësuar në 135 miliardë dollarë.

Pronari i kompanisë Amazon me origjinë amerikane, Jeff Bezos, mban vendin e katërt, asetet e të cilit janë fiksuar në 113 miliardë dollarë. .

Bill Gates, themeluesi i kompanisë Microsoft të Amerikës mban vendin e pestë. Ai ka një pasuri me asete totale prej 109 miliardë dollarësh.

Larry Ellison me origjinë amerikane mban vendin e 6-të. Pasuria e tij është 102 miliardë dollarë.

Në vendin e shtatë është Warren Buffett, themeluesi i kompanisë me origjinë amerikane “Worcester Hathaeay”. Ka asete totale prej 98 miliardë dollarësh.

Larry Page, i cili është themeluesi i Google me origjinë amerikane, dhe Mukesh Ambani, i cili është kryetari i Reliance Group me origjinë indiane, mbajnë vendin e tetë e të nëntë, teksa të dy kanë asete totale përkatësisht 97 miliardë dhe 96 miliardë dollarë.

Në vend të 10 dhe 11, Sergey Brin, themeluesi i kompanisë amerikane Google, dhe Steve Ballmer, themeluesi i kompanisë amerikane Microsoft, të cilët kanë asete të vlerësuara respektivisht në 93 miliardë e 87 miliardë dollarë.

Lista e 10 njerëzve më të pasur në botë sipas Forbes për vitin 2023:

Elon Musk

Bernard Arnault

Gautam Adani

Jeff Bezos

Bill Gates

Larry Ellison

Ëarren Buffett

Larry Page

Mukesh Ambani

Sergey Brin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook