Lidhu me ne

Sport

Fakte interesante / 10 sportistët më të paguar në histori

Sipas listës, të rillogaritur me inflacionin, vetëm dy futbollistë nderojnë atë që konsiderohet sport i varfër edhe pse më popullori në botë

SHIFRA E DITËS: Secili mbi 1 miliard dollarë pasuri, cilët janë 10 sportistët më të paguar në histori

Ka gjithsej katër lojtarë golfi në mesin e sportistëve më të paguar në botë, përveç LeBron James, Lionel Messi dhe Roger Federer, që u përkasin disiplinave të ndryshme sportive.

LeBron James apo Michael Jordan? Nuk ka konsensus mes specialistëve se  kush është basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, sikurse nuk ka as për futbollistët: Messi, Pele, Maradona, apo Ronaldo?

Por kur bëhet fjalë për pasurinë, janë shifrat ato që shuajnë diskutimet.

Sportica.com publikoi së fundmi listën e sportistëve më të paguar në botë, të të gjitha kohërave.

Sipas listës, të rillogaritur me inflacionin, Michael Jordan është sporti më i paguar në historinë e sportit botëror, duke fituar rreth 3.3 miliardë dollarë, që kur nisi karrierën si profesionist në vitin 1984 dhe deri në mbylljen e saj. Sportisti i golfit, Tiger Woods, lojtari më i famshëm i këtij sporti në SHBA, e pason atë me 2.5 miliardë dollarë.

Vendi i tretë dhe i katërt u përkasin gjithashtu lojtarëve të golfit: lista vazhdon me Arnold Palmer (1.7 miliardë dollarë), i cili vdiq në vitin 2016 në moshën 87-vjeçare dhe Jack Nicklaus (1.63 miliardë dollarë), i cili sot është 83 vjeç.

Ylli aktual i futbollit Christiano Ronaldo (1.58 miliardë dollarë), LeBron James (1.53 miliardë dollarë), një nga emrat më të njohurit e basketbollit, kampioni në fuqi i botës Lionel Messi (1.48 miliardë dollarë), dhe boksieri i vetëm në listë, Floyd Mayweather (1.41 miliardë dollarë) dollarë) vijojnë listën e 10 miliarderëve.

Tenisti i vetëm në listë është Roger Federer (1.38 miliardë dollarë). Lojtari i golfit Phil Mickelson (1.36 miliardë dollarë) mban  vendin e 10-të në listën e 10 sportistëve më të pasur të të gjitha kohërave.

Lista tregon se futbolli, ndonëse sporti më popullor në botë, falë dyshes Messi dhe Ronaldo është futur vetëm gjatë viteve të e fundit në listën e miliarderëve. Ikonat e së kaluarës si Maradona, Pele, Krujf mbeten shumë pas listës së sportistëve më të paguar në histori.

Gjithsesi, nëse në Shqipëri për arsimin buxheti i shtetit akordon gjithsej sot afro 500 milionë euro në vit, secili nga 10 sportistët miliarderë të botës, ka një pasuri të paktën dy herë më të lartë.

Është Shqipëria e varfër, apo bota e padrejtë?!

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook