Lidhu me ne

Aktualitet

5 mijë lekë për votën e pensionistëve në 14 Maj

Tradita e do që sa herë ka zgjedhje, qeveria hap thesin. Ulen taksat, rriten rrogat, falen gjobat, dhurohen leje legalizimi, mbyllen gropa dhe inaugurohen rrugë. Në fushatën e 25 Prillit u dorovitën edhe paratë e tërmetit, ndërsa në prag të nisjes së fushatës për 14 Majin, Rama premtoi shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët.

Por gazetarët që ishin paraqitur në konferencë i kujtuan kryeministrit se akte të tilla katër muaj para zgjedhjeve ishin të ndaluara nga Kodi Zgjedhor.

Sepse shpërndarja e shpërblimeve në prag të zgjedhjeve konsiderohet si blerje e votës nga qeveria dhe duke qenë se kjo nuk është hera e parë që ndodh, ligji e ndalon.

Ndalimi i ligjit e zuri në befasi kryeministrin, i cili në vend se të kërkonte detaje për të marrë një vendim brenda kornizave ligjore, shfaqi një kokëfortësi të pazakontë për t’u dhënë para pensionistëve sa më parë.

I vendosur për t’i shpërndarë këto para sa më shpejt, Rama e quajti ligjin një “kinezëri” që nuk do ta ndalonte.

“Ne nuk mund tu themi pensionistëve që nga taksa e jashtëzakonshme që mblidhet tani në fund të marsit ju nuk mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni 4 muaj, se kështu kanë vendosur së bashku partitë në ato kinezeritë e tyre për të bërë sisteme që janë të panjohura në botë” u shpreh ai.

Përgjigjia e nxorri zbuluar kryeministrin, i cili me këmbënguljen e tij provoi se koha kur duhet të shpërndahen këto para është vendimtare. Shpërblimi duhet të jepet para zgjedhjeve. Dhe nëse ligji bëhet pengesë, ligji është kinezëri.

Në orët e pasdites, kreu i qeverisë i është rikthyer të njëjtës temë. është tërhequr nga përgjigjia arrogante që dha paradite, për të dalë tek një interpretim i ri.

Kodi Zgjedhor sqaroi Rama, e ndalon shpërblimin katër muaj para zgjedhjeve parlamentare, jo katër muaj para zgjedhjeve lokale.

“Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike” ka shkruar mes të tjerash kreu i qeverisë, duke gjetur kleçkën që e shpëton nga ndalimi i Kodit Zgjedhor. Mesazhi më poshtë në Twitter:

https://twitter.com/ediramaal/status/1641127335830208536?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1641127335830208536%7Ctwgr%5E92d3df942be4d2791d9c4abb8b527175ea333528%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2023%2F03%2F29%2Foferta-5-mije-leke-per-voten-e-pensionisteve-ne-14-maj%2F

Interpretimi i ri që i ka bërë Rama Kodit Zgjedhor e shpëton atë nga penalizimi, por e ndryshon qëllimin e shpërndarjes së parave për pensionistët.

Është e qartë se këmbëngulja për t’ia futur pensionistëve në xhep ato 5 mijë lekë, nuk buron nga dhembsuria për gjendjen e tyre ekonomike, por nga dinakëria e atij që kërkon të blejë 4 vjet pushtet me 5 mijë lekë.

Në raste si këto, kur ishte vetë në opozitë, Rama kishte një këshillë për qytetarët: Merruni paratë se janë tuajat, merrini dhe kthejani shuplakën e votës pushtetit, që kërkon t’ju mbajë peng duke ju trajtuar si skllevër!

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix6 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix6 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix6 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix6 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix6 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix6 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix6 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix6 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar6 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook