Lidhu me ne

Mix

Dieta me kastravecë – Çfarë duhet të dini rreth vlerave të saj?

AGROWEB

Nëse mendoni se i keni dëgjuar të gjitha rreth dietave, AgroWeb.org iu zbulon trendin e dietës me kastravec.

Kjo mënyrë për humbjen e shpejtë të peshës përfshin konsumin e një sasie të madhe të kastravecëve, gjatë një periudhe dy javore.

Kastraveci është i pasur në vitaminë C, magnez dhe kalium, përmban pak kalori, shumë ujë dhe ka disa gramë fibra.

Gjithashtu vëllimi i tyre zë mjaft hapësirë ​​në stomakun tuaj.

Për të gjitha këto arsye shumë ushqime po zëvendësohen nga kastravecat.

AgroWeb.org ju fton të zbuloni më poshtë më tepër rreth kësaj diete.

Si funksionon dieta me kastravecë?

Edhe pse nuk ka rregulla për këtë dietë, zakonisht sugjerohen udhëzimet e mëposhtme:

Konsumoni kastravec në çdo vakt, hani sa më shumë që të mundeni dhe sa të dëshironi.

Shtoni pak proteina gjatë vakteve, të tilla si vezë të ziera fort, kos, gjizë, peshk ton ose mish pule.

Përdorni sasi të vogla të yndyrës së mirë, si vaji i ullirit ose farat e lirit.

Nëse është e nevojshme, shtoni sasi të vogla të karbohidrateve të shëndetshëme, si orizi kaf, patatet ose frutat.

Përfshini perimet e tjera me kalori të ulëta, të tilla si domatet, spinaqi dhe selinoja.

Çfarë duhet të dini!

Kur bëni kufizime të tilla në regjimin tuaj ushqimor për të ulur peshën, shpesh pjesa më e madhe e peshës që humbisni është ujë.

Dhe sapo filloni të konsumoni sërisht të gjitha ushqimet e përjashtuara, ekziston mundësia të rimerrni peshën e humbur.

Edhe pse me shtimin e proteinave, yndyrnave të shëndetshme dhe të disa karbohidrateve të mira në këtë dietë, rezutatet me shumë gjasa nuk do jenë të qëndrueshme.

Këto praktika për të humbur peshë, nuk janë ushqyese dhe mund të shkaktojnë shumë stres tek disa njerëz.

Shumë njerëz krijojnë një marrdhënie jo të shëndetshme me ushqimin dhe janë të paaftë të mbajnë një peshë të ideale.

Prandaj specialistët këshillojnë gjithmonë të provoni një regjim ushqimor më të ekuilibruar.

Ju mund të filloni duke ndërprerë ushqimet e përpunuara të bëra me sheqer dhe karbohidrate të rafinuara.  Dhe në vend të tyrë të konsumoni të karbohidrate të mira, si drithërat e plota, perimet dhe frutat.

Konsumoni proteina në çdo vakt, si fasule, thjerrëza, bizele ose qiqra.

Zgjeroni gamën e yndyrnave të shëndetshme që konsumoni, si avokadot, arrat dhe farat.

Sigurisht që kjo mund të jetë një mënyrë më e ngadaltë për të humbur peshë, por është më e qëndrueshme  dhe e shëndetshme.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook