Lidhu me ne

Mix

A merr fund jeta seksuale në menopauzë?

Menopause Symptoms Images – Browse 3,389 Stock Photos, Vectors, and Video |  Adobe Stock

Edhe pse jetojmë në ditët e  lulëzimit të terapisë hormonale, kur shumica e doktorëve besojnë se marrja e estrogjenit prevenon sëmundjet e zemrës dhe demencien, shumica e grave që hyjnë në menopauzë, natyralisht, nuk marrin terapi hormonale.

Madje, edhe ato që e fillojnë e lënë pas një viti. Pse? Sepse nuk u pëlqejnë efektet anësore që ka terapia hormonale.

Tani, gjithnjë e më pak gra, marrin hormone. Kjo ndodh sepse doktorët dinë më shumë për rreziqet e mundshme të terapisë hormonale. Ata dinë se këto hormone kanë  rritur rrezikun për kancerin e gjirit dhe probleme kardiovaskulare.

Sot, doktorët gjykojnë ndryshe për gra të ndryshme. Kur një gruaja hyn në menopauzë shumë herët, për arsye të një sëmundjeje ose një operacioni, doktori këshillon të merren hormone deri sa gruaja të arrijë moshën e menopauzës natyrale.

Kur një grua vendos të marrë hormone, këshilla më e mirë që mund t’i bëhet është: Të marrë hormonin në dozën më të vogël që është efektive dhe për një periudhë  kohe mundësisht sa më të shkurtër.

Gratë mund të kenë dëgjuar shumë edhe për hormonet “bioidentike”, për të cilat thuhet se janë më të sigurta. Por pavarësisht si quhen,  ato janë, gjithashtu, barna. Gratë nuk duhet të gënjehen nga ekzagjerimet.

“Bioidentike” është një term marketing dhe  jo një term shkencor. Ky term u referohet dy tipave të ndryshme të hormoneve. Një grup barnash është i aprovuar dhe i provuar. Kjo do të thotë se këto hormone u janë nënshtruar kontrolleve klinike që lidhen me sasinë dhe efektivitetin e tyre. Përbërja e këtyre barnave të aprovuara vepron njësoj si kimikatet e vetë trupit dhe shumë doktorë mendojnë se këto janë zgjedhja më e mirë.

Grupi i dytë i barnave bioidentike nuk është i aprovuar. Këto përgatiten në farmacitë dhe dozat nuk përcaktohen në bazë të testeve shkencore në gjak dhe urinë. Sido që të jetë edhe këto barna mund të ndihmojnë.

Po a merr fund jeta seksuale në menopauzë?

E vërteta është se dëshira për seks nuk varet vetëm nga hormonet. Ajo varet nga kualiteti i marrëdhënieve, nga zakonet me të cilat janë rritur, si ndjehen me trupin e tyre, nga sasia e streseve që kanë kaluar gjatë jetës, madje, edhe nga mënyra si flenë.

Është e vërtetë që grave mund t’u duhet më shumë kohë dhe më shumë stimul që të arrijnë eksitimin seksual (kështu është edhe për burrat në mes të jetës).

Tharrja vaginale mund të jetë shumë problematike për gratë e kësaj moshe, por përdorimi i një lubrifikanti të mirë, ndihmon shumë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook